Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

628 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello, cfare kritike per Conten: “Cfare po ben ai? Shikon Realin qe ska sulmuesa dhe luan me…”

Capello, cfare kritike per Conten: “Cfare po ben ai? Shikon Realin qe ska sulmuesa dhe luan me…”
Inter Club Staff

Menjehere pas humbjes se shemtuar te Interit me Real Madrdi ne Champions League, per Sky Sport ka folur edhe tekniku i njohur, Fabio Capello.

Ai eshte shprehur shume kritik ne drejtim te Contes, dhe sidomos me zgjedhjet ne formacion te tranjerit te Interit.

“Interi e ka nisur ndeshjen shume keq, pa shume dedikim, dhe ne faze ne pare te ndeshjes ishte shume ne veshtiresi.”

“Kjo ka sjelle edhe golin e pare me penallti, sepse e pame, ne momentin e pare qe ne zone u shfaq nje lojtar i papritur si Nacho, u fitua nje penallti.”

“Ti, nese e nis ndeshjen me tre mbrojtesa kunder nje sulmuesi, ne qendre ne mesfushes ti je ne veshtiresi te medha.”

“Kjo do te thote se Reali te ha komplet ne mesfushe, te anullon. E ky ishte nje gabim jo i vogel vleresimi nga Interi.”

“Zikalterit me kater mbrojtesa me kane pelqyer me shume ne pjesen e dyte. Kunder ketij Real Madridi medioker, Interi mund te bente me shume.”

“Lukaku nuk ka qene nje lojtar qe merr skuadren perdore sot, por me pas gabimet idiote ne fushe te bejne te paguash ne fund,”

“Gabimi i Vidal ka qene nje budallallek me brire. Nese skuadra nuk funksionon keshtu, mos ndoshta eshte momenti per te ndryshuar sistem loje?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.