Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

1,317 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello i ashper: “Conte e ekzagjeroi shume me fjalet e tij. Te gjithe e dime qe edhe Interi eshte nje gratacele goxha e larte.”

Capello i ashper: “Conte e ekzagjeroi shume me fjalet e tij. Te gjithe e dime qe edhe Interi eshte nje gratacele goxha e larte.”
Inter Club Staff

Ne nje interviste te gjate te Fabio Capellos per Corriere dello Sport, ai ka folur per Serie A dhe normalisht edhe per Interin. 

Ai ka prekur temat me te nxehta duke folur keshtu per gjendjen e Romes, Juventusit, Milanit por edhe gares per kampionatin ne te cilen sipas Capellos eshte edhe Interi.

Ti ke qene nje nga njerezit me te palekundur kur behej fjale per kampionatin dhe per parashikimin se kush do ta fitonte qe ne vere. Ti ke thene Juventusi dhe tashme ata jane ne vendin e pare…

“Perpara ndeshjes ne San Siro e kishim pare Juventusin vetem ne disa ndeshje ne potencialin e saj te vertete.”

“Ne sfiden ndaj Interit e pame se cfare mund te besh kur je e bindur tek forcat e tua, tipike kjo e nje skuadre te madhe.”

“Por me ka goditur me shume ne kete ndeshje kompaktesia ne disa faza te lojes. Kjo karakterizon skuadrat e medha. Por nuk duhet te leme prapa Interin. Ajo humbje sdo te thote asgje.”

Nuk ju duket se ky Juventus i ngjan Milanit te viteve 90 dhe qe ishte e afte te fitonte 4 kampionate ne 5 vite dhe qe arriti te luante edhe 3 finale rresht ne Champions League?

“Mbase, por ka nje rrezik. Juventusi rreshket ne ndeshje kur nuk eshte e perqendruar aq sa duhet dhe deri me tani e ka bere disa here kete gje.”

A e ndani njesoj metaforen e perdorur nga Antonio Conte qe ka folur per Juventusin sikur te ishte nje gratacele dhe per Interin si te ishte nje pallat ne konstruksion per te shpjeguar distancen?

“Per mendimin tim Antonio e ka ekzagjeruar shume me ate qe tha. I ka ndodhur edhe ne te kaluaren kur ka thene nje gje te tipit se nuk mund te hante ne nje restorant prej 100 eurosh me 10 euro per te shpjeguar mos suksesin ne Champions.”

“Per te thene te verteten, edhe Interi i tij nuk eshte gratacela me e larte e Serie A, por per mua eshte nje gratacele e madhe dhe e bukur.”

“Eshte e kote te fshihemi pas fjaleve. Per mendimin tim, ashtu si i ka ndodhur edhe Spallettit ne dy kampionatet e kaluara, diferenca me Juven ndodhet vetem tek madhesia e skuadres dhe jo tek skuadra e pare te cilen Interi e ka shume te mire.”

Per shembull?

“Ne sfiden e se dieles ne darke, kur doli per demtim Stefano Sensi hyri Vecino. Interi humbi kualitet dhe nuk arriti te shihte me qarte ne 20 metrat e fundit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.