Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

483 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello: “Derby fitohet me inat. Icardi si Batistuta, Interi…”

Capello: “Derby fitohet me inat. Icardi si Batistuta, Interi…”
Ardis
  • On 21/10/2018, 11:15

Ish trajneri Capello ka folur mbi ndeshjen Inter-Milan.

Nje interviste e gjate e Fabio Capello-s ne gazeten Giorno. Ish trajneri dhe aktualisht opinionist, ka folur per derby-n, dhe jo vetem.

Interi ka mbrotjen e trete me te mire ne kampionat. Milani ka sulmin e trete me te mire. Si do perfundoje ky derby?
“Nga keto statistika me bejne te mendojne se do te mbaroje ne barazim, por duhen analizuar edhe pikat me pak te forta te te dy skuadrave dhe, ne kete aspekt, me duket se mbrojtja e Milan-it nuk ka performuar me kompaktesi: ka disa veshtiresi dhe Inter-i eshte shume i rrezikshem ne sektorin e sulmit. Kuqezinjte duhet te qendrojne shume te kujdesshem”.

Po ta perkthejme ne perqindje, me pa fjale, me mire eshte skuadra e Spallettit?
“Ne derby nuk mund te besh llogari me perqindje: eshte nje ndeshje me vehte, nje atmosfere e vecante. Do te jene vendimtare inati dhe motivimi”.

Midis Higuain dhe Icardi, ke do te zgjidhnit?
“Gonzalo-n e njoh mire, erdhi tek Real Madrid kur isha trajner: duhej te maturohej, por punonte shume dhe dilnin ne pah kualitete impresionuese. Icardi me pelqen shume dhe me kujton Batistuten: nuk merr pjese ne lojen jashte zones, por ne brendesi te saj ishte “vdekjeprures”, godet topin ne ajer si asnje tjeter dhe shume i fuqishem me koke. Jane te dy sulmues te medhenj dhe Milano mund ti shijoje ato”.

Per garen e skudetos duhet te pranojme nje gare pa shume konkurrence?
“Tashme eshte e shkruar. Kam pare nje Juventus te luaje shume mire ndeshjet e para ne kampionat, por, sapo kane ardhur impenjimet serioze, ka demonstruar te gjithe forcen e saj, kapacitetin per te rikthyer rezultatin: mendoj per ndeshjen ndaj Valencia-s ose ndeshjen kunder Napoli-t. Juventus-i ka gjene me te rendesishme: mentalitetin fitues”.

Si e shikoni ndeshjen e Interit ne Barcelone?
“Zikaltrit kane nje mbrotje madheshtore dhe te dy rikthimet e rezultateve ne fund kund Tottenham dhe PSV i kane dhene me shume moral dhe bindje. Kam shume besim sepse e shikoj Barcelona-n shume te ekspozuar ne mbrojtje…”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.