Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 27, 2021

Scroll to top

Top

645 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello eshte i bindur: “Do ju tregoj arsyen se pse ky Inter do fitoje kampionatin: vetem sepse…”

Capello eshte i bindur: “Do ju tregoj arsyen se pse ky Inter do fitoje kampionatin: vetem sepse…”
Inter Club Staff

Lufta per kampionat eshte ende e hapur, por jo per dike ne vecanti qe e ka thene kete gje edhe me pare.

Po flasim per Fabio Capello, sipas te cilit, Interi tashme e ka fituar kampionatin dhe kete gje e ka perseritur edhe sot gjate ne interviste interesante per Corriere dello Sport.

Kush jane tekniket me te mire italian?

“Conte ka ditur te beje nje hap prapa, eshte rikthyer te nje futboll me efikas. Me racional, me afer idese se tij, dhe ka besuar perseri te disa lojtare.”

“Eshte nje shenje inteligjente, nje shenje qe ai e kupton futbollin. E pikerisht prej kesaj ai ka fituar kampionatin kete vit.”

Pse ti mendon se eshte mbyllur cdo gje? 

“Prit. Une te them Conte, pastaj eshte Gasperini, i vetmi me mentalitet Europian ne te gjithe Serie A ne kete moment.”

“Por eshte edhe ai i Udineses, Gotti, qe nuk do te beje fenomenin por qe luan nje futboll qe tregon idete e tij.”

“Kampionati pastaj… Conte e ka fituar ne ndeshjen ndaj Milanit dhe me pas e ka perforcuar kete ne diten qe Milani ka humbur me Spezian.”

“Pastaj do ju tregoj edhe arsyen se pse ky Inter do te fitoje kampionatin: vetem sepse Conte ka vendosur te besoje te instikti i tij. Aty ndodhi permbysja e madhe.”

Nuk e konsideron fare Juventusin ne gare per kampionatin?

“Jo.”

Po te lexoj dicka qe sapo me ka ardhur: Pirlo ka thene se eshte informuar per lajmin e shtyrjes se ndeshjes se Interit dhe ka thene se Interi eshte me fat qe nuk do luaje ndersa Juvnetusi ka luajtur edhe me lojtare te prekur jashte…

“Eshte nje polemike, por prapa cdo polemike ka dicka te vertete. Ne Itali kane ndodhur gjera qe askund tjeter nuk kane ndodhur, Por ne italianet jemi te ndertuar keshtu, e jo vetem ne futboll.”

A e ke pare miniserine per Tottin?

“Jo, por me kane folur per te dhe mendoj se nuk do ta shikoj. Ma kane treguar per trajtimin qe i eshte bere Spallettit dhe me duket e ekzagjeruar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.