Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2019

Scroll to top

Top

654 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ne France – A do te blihet Icardi nga PSG ne fund te sezonit? Ne kete moment ka vetem dicka te sigurt

Ne France – A do te blihet Icardi nga PSG ne fund te sezonit? Ne kete moment ka vetem dicka te sigurt
Inter Club Staff

Ne France po flitet qe tani per te ardhmen e Mauro Icardit qe kete vere kaloi nga Interi tek Paris Saint Germain. 

E ardhmja e argjentinasit eshte pothuajse objekt lajmesh cdo dite sepse ai eshte ne huazim me te drejte blerje ne Paris.

Deri me tani sezoni i tij ka nisur shume mire edhe per shkak te mungesave te Mbappe dhe Cavani dhe ai ka shenuar edhe ne Champions League por edhe ne kampionat.

Shume faqe sportive ne internet franceze nuk zhbalancohen kur flasin per ate qe do te ndodhe ne qershor por kane bindje vetem per dicka per te ardhmen e lojtarit.

Ja cfare ka shkruar kete mengjes Buzzsport: “Nje gje ka te vertete dhe te sigurt ne te gjithe kete histori.”

“Mauro Icardi nuk do te rikthehet tek Interi. Ne asnje menyre. Klubi zikalter beson dhe shpreson se do te marre nje oferte nga ana e Paris Saint Germain qe do te jete teper e majme.”

“Mendohet se do te jete nje oferte 60 milione euro, aq sa eshte rene dakort per te drejten e blrejes se tij ne fund te gushtit.”

“Nese Icardi vazhdon keshtu, kjo do te ishte nje shifer e drejte duke pare CV e tij por edhe golat qe mund te shenoje me PSG.”

“Por ne kete moment asgje nuk eshte e sigurt per sa i perket kalimit perfundimtar ne Paris. Nderkohe largimi nga Interi ne fund te sezonit eshte gjeja me e sigurt ne bote…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.