Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,412 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello i paralajmeron te gjithe: “Ja cfare po e ben shume te frikshme Interin per kundershtaret. Nuk ka me shaka!”

Capello i paralajmeron te gjithe: “Ja cfare po e ben shume te frikshme Interin per kundershtaret. Nuk ka me shaka!”
Inter Club Staff

Ne nje interviste te gjate per Quotidiano Sportive (QS), Fabio Capello ka thurur elozhe per punen e madhe (sipas tij) te zhvilluar deri me tani te Suning tek Interi.

Sipas tranjerit shume te njohur italian, Interi eshte ne nje rruge shume te mbare dhe te gjithe duhet te kene frike tashme sepse era ka ndryshuar totalisht drejtim te klubi zikalter.

Fabio Capello ka analizuar gjithashtu edhe ardhjen e Antonio Contes tek Interi dhe e ka cilesuar ate si nje nga levizjet me te goditura te viteve te fundit ne Serie A.

Keto kane qene fjalet e tij: “Antonio Conte eshte nje tranjer shume i madh dhe kete gje e ka treguar kudo. Edhe ne Itali por edhe atje ku askush nuk e priste, tek Chelsea ne Premier League.”

“Por per mua, ajo qe ben me shume pershtypje tani tek Interi dhe risia e vertete eshte ajo qe e ka kthyer Interin ne nje klub te frikshem per kedo. Kjo gje eshte forca qe ka tashme Interi ne klub ne nivel drejtues.”

“Kush e ka ndjekur me kujdes kete vere ka pare nje Inter qe nuk ka rene pre e asnje provokimi ne merkato dhe nuk ka “ngrene” asnje presion.”

“Klubi nuk e ka ulur koken as ndaj skuadrave vendase por as perpara skuadrave te huaja. Presionet tashme nuk pesohen me nga Interi. Marotta ka treguar menjehere qe era ka ndryshuar drejtim dhe tek Interi nuk ka me shaka.”

“Conte ka kerkuar shume dhe ka marre shume menjehere por edhe vete e ti qe nuk mund te pretendoje gjithcka qe ne momentin e pare. Do te kete rrugetim akoma per te.”

“Interi sot ka nje potencial super te madh qe quhet Suning dhe ne Itali nuk eshte pare ende asgje ne krahasim me cfare mund ti japin ata Interit.”

“Une kam punuar per kapon e madh ne Kine dhe e di shume mire se sa i madh, sa i forte dhe sa ambicioz eshte ai. Rreziku me i madh per Juventusin eshte pikerisht ai.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.