Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2020

Scroll to top

Top

354 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello kritikon Conten: “Une mendoj tranjeri se ka gabuar me Eriksen.”

Capello kritikon Conten: “Une mendoj tranjeri se ka gabuar me Eriksen.”
Inter Club Staff

Ne emisionin Calciomercato L’Originale, ka folur diten e djeshme edhe Fabio Capello i cili ka prekur disa tema te ndryshme.

Ai eshte ndalur edhe tek ceshtja Christia Eriksen, lojtar qe transferimi ne Serie A e ka bere qe te hase disa veshtiresi fillestare.

Fabio Capello ka tentuar te jape disa keshilla per Antonio Conten duke i terhequr veshin pakez tranjerit te Interit ne lidhje me vendimet e marra per danezin.

“Eriksen? Kur luan ne nje skuader ku te gjithe vrapojne pa pushim dhe levizin ne cdo moment, ai behet nje lojtar inteligjent dhe me kualitetet teknike qe ka eshte me e lehte te vihet ne dukje nder te tjeret.”

“Nese ti ke topin dhe vetem dy lojtare qe levizin afer teje, atehere per te eshte e veshtire. Per kedo do te ishte e veshtire.”

“Eshte e veshtire qe te gjenden hapsira keshtu per Eriksen. Ai eshte shume i zoti duke dhene disa pasime teper te veshtira, por une mendoj se Conte ka bere nje gabim me te.”

“Ai duhet lene i lire ne fushe nga detyrat taktike per te vene ne evidence te gjitha kualitetet e tij.”

“Eshte nje nga me te miret absolut ne bote per te gjuajtur ne porte dhe per vizionin e lojes qe ai ka.”

“Nuk eshte i shpejte dhe nuk mund e vihet ne evidence per kete, por ka me dhjetra cilesi te tjera. Conte tani duhet te beje gjithcka qe ai te jete ne qender te lojes tek Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.