Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,014 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello: “Me degjoni, do ju tregoj dicka per Suning. Ata jane…”

Capello: “Me degjoni, do ju tregoj dicka per Suning. Ata jane…”
Ardis
  • On 06/12/2018, 19:06

Nje interviste e gjate dhe interesante ne Repubblica e Fabio Capello-s, qe ka folur mbi te gjitha per ndeshjen JuventusInter.

Don Fabio, sa larg jane bota e Juventusit me ate te Interit?
“Kam pasur mundesine te njoh mire zoterine Suning, kam pasur privilegjin te punoj me te dhe ju them, nese eshte dikush ne gjendje te rivalizoje nje force boterore si Juventusi, eshte pikerisht ai”.

Per sa kohe, mister?
“Varet nga fusha. Por kapo i madh i Interit ka force ekonomike dhe ambicje. Po flasim per superfuqi boterore: sot ne futboll eshte nevojshme nje gje e tille per te arritur ne disa nivele te caktuara, aty ku gjendet edhe Juventusi tashme”.

Agnelli dhe Moratti duken me te afert: nuk besoni se sezoni i polemikave te pafundme po vdes dalengadale?
“Sqarim paraprak: ato dy skudeto i kam fituar ne fushe. Sqarimi i dyte: gjerat u bene shume shpejt pa pritur kohen e duhur, pa durim, per shkak te disa motiveve qe mund te therrisnin UEFA-n ose FIFA-n. Pasi thashe kete, eshte koha te hedhesh mbrapa kraheve te shkuaren”.

E imagjinoni dot nje Inter me koken lart ne Allianz Stadium?
“Nese nuk gabohem, Spalletti ka deklaruar qe nuk ndihet anti-Juve, por une besoj qe do te kemi nje prove shume te rendesishme mbi kalibrin e Interit. Nese do te zbrese ne fushe ne Torino per ta luajtur si i barabarte, me besim qe rrjedh nga ndergjegjesimi i lojtareve te vet, atehere do te dime se cfare eshte personaliteti i Interit. Nje prove e rendesishme”.

Dikush thote se kampionati nuk ka mbaruar vetem per arsye se nuk ka filluar kurre: eshte e ekzagjeruar?
“E verteta, me sakte. Kampionati 2018/19 eshte mbyllur ne diten e korrikut ne te cilen Juventusi ka deklaruar transferimin e Cristiano Ronaldo-s. Edhe me pare ishin skuader e forte, ndonjehere jashtezakonisht me te forte, imagjinoni me kete transferim”.

Mendon se sot Juventusi eshte skuadra me e mire e Europe-s?
“Akoma nuk mund te thuhet, sepse fati i nje Champions League varet nga detajet. E sigurte, Juventusi luan si i barabarte me cdo ekip. Dhe po, ne pjesen e pare te Champions dukej sikur kishte dicka me shume”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.