Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2018

Scroll to top

Top

794 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello? “Modric tek Interi? Une nuk po e kuptoj Realin qe nuk po e mban dot. Ai per mua eshte…”

Capello? “Modric tek Interi? Une nuk po e kuptoj Realin qe nuk po e mban dot. Ai per mua eshte…”
Inter Club Staff

Tashme edhe emrat e medhenj te futbollit kane filluar te komentojne nje transferim te mundshem te Luka Modric tek Interi.

I radhes ka qene Fabio Capello, tranjeri historik italian.

I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, Fabio Capello ka folur per ceshtjen Modric, endrren e merkatos se Interit per te cilin Real Madrid nuk po leshon pe.

Ja pyetjet e gazetarit te Gazzetta dello Sport dhe pergjigjet e Fabio Capellos:

Cfare po ndodh ne Madrid? 

“Nuk e di, nuk po kuptoj dot Realin qe mund ti largohet edhe Luka Modric. Mesfushori me i mire ne bote. Por per mua, Modric nuk besoj se do e shesin.”

“Reali nuk mund ti lejoje vetes qe pas largimit te Cristiano Ronaldos, te largoje edhe Modric. Sot per sot, Modric eshte nje kampion absolut, nje nder me te rendesishmit ne bote.”

Interi nuk dorezohet aspak ama…

“Modric ka qene bashke me Kante mesfushori me i rendesishem ne Kampionatin Boteror te Rusiese.”

“Absolutisht ka qene ai qe e ka interpretuar me mire rolin e mesfushorit modern.”

“Evolucioni i tij ka qene interesant ne shume aspekte por ekzemplar edhe me dosa aspekte te tjera.”

“Une e kam pasur perballe me Angline time kunder Kroacise dhe ai aty luante si sulmues krahu.”

“Por tek Tottenham filloi te spostohej ne qender dhe tek Real Madrid u shnderrua ne nje mesfushor qendre ne rolin e regjizorit dinamik dhe fantazist.”

“Modric per mua konfirmon ate qe kam thene gjithmone: te luash ne nje skuader te madhe nje futbollist e ben akoma me te mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.