Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

606 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello nuk permbahet: “Serie A nuk shihet me per kete sezon. Ju them te gjitheve se kampionati eshte…”

Capello nuk permbahet: “Serie A nuk shihet me per kete sezon. Ju them te gjitheve se kampionati eshte…”
Inter Club Staff

Interi ka fituar me Genoan diten e djeshme 3-0 ne Meazza ne nje ndeshje te dominuar totalisht, qe prej minutes se pare.

Zikalterit kane arritur te fitojne nje tjeter ndeshje te rendesishme ndaj nje skuader qe ishte ne forme shume te mire.

Nderkohe, ne studiot e Sky Calcio Club, diten e djeshme ka qene prezent edhe ish-tranjeri i njohur, Fabio Capello.

Ai ka analizuar momentin e Interit ne Serie A dhe ka dhene disa deklarata shume te forta ne favor te zikalterve.

“Conte ka bere dicka shume te thjeshte dhe inteligjente, ka kuptuar se duhet te ndryshoje dhe e ka bere kete gje qe ne ndeshjen ndaj Sassuolos.”

“Eshte rikthyer te luaje pikerisht si sezonin e shkuar, kur arriti te vinte ne binare nje Inter qe kishte shume pasiguri.”

“Vuri ne epiqender te Interit Lautaron dhe Lukakun por ketyre te dyve i shtoi edhe Achraf Hakimin qe eshte nje tren i papermbajtshem.”

“Plus ka nje nga tre mesfushoret me te forte ne Europe: Nicolo Barella, pa me te voglin dyshim. Ka vizion dhe vrapim.”

“Hakimi e con para topin, Barella e jep topin. Ky eshte Interi, po dominon ndaj cdo kundershtari. Ju them te gjitheve se kampionati ka perfunduar tashme, Serie A nuk shihet me: e ka fituar Interi.”

Mbi Lukakun ai ka bere nje koment te fundit: “E kane paguar 80 milione euro kete lojtar ketu, por deri me tani po i meriton plotesisht ato 80 milione euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.