Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 24, 2021

Scroll to top

Top

952 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello, sa fjale te renda ndaj Contes: “Po si mund te thote tranjeri i Interit ato fjale? Ti nuk je nje…”

Capello, sa fjale te renda ndaj Contes: “Po si mund te thote tranjeri i Interit ato fjale? Ti nuk je nje…”
Inter Club Staff

Ka pasur nje sherr te vertete dje ne Sky Sport ndermjet Antonio Contes dhe Fabio Capellos, ku ka qene tranjeri i Interit fajtori kryesor qe ka sulmuar pa shkak personat prezent ne studio, kur per hir te vertetes, aty ka pasur edhe miq te vjeter te tranjerit.

Ka qene shume i larte tensioni me te cilin Conte eshte perballur me pyetjet, dhe te gjitha i ka marre si nje sulm personal.

“Mu duk sikur Interi ka luajtur per te fituar, po pa ate inatin e nevojshem qe duhet ne ndeshjet qe ti duhet ti fitosh me patjeter. Ti ke qene lojtar, je tranjer, e di per cfare e kam”, i ka thene Capello Contes.

Por ketij argumenti, Conte i eshte pergjigjur duke e injoruar totalisht, duke mos folur per disa sekonda.

Dhe kur gazetarja e Sky Sport e pyeti Conten nese i degjonte nga studio apo kishte ndonje problem teknik, Conte ka qendurar perseri per disa sekonda pa folur dhe i eshte pergjigjur: “Jo, e degjova, por nuk kam cfare pergjigje te kthej”, duke treguar nje mungese respekti totale ndaj Capellos dhe personave ne studio.

Ne ate moment, Capello ka thene edhe dicka tjeter dhe ka nisur edhe diskutimi:

Capello: “Po ti Conte, nuk e ke nje plan B per te kthyer keto rezultate?”

Conte: “Po, e kemi nje plan B.”

Capello: “Eh, po une nuk e pash gjekundi kete plan B.”

Conte: “Nuk duam ta bejme publik, sepse keshtu na e rrembejne dhe planin B”, eshte shprehur ai duke bere ironikun dhe duke lene shume keq Fabio Capellon,

Ne fund te intervistes nderkohe, Conte ka ikur me shpejtesi dhe i nevrikosur, ndersa Capello ka sulmuar ashper dhe ndoshta me te drejte, teknikun zikalter:

“Por si dreqin mund te thote Conte se Shakhtar ka ndryshuar sistemin e lojes per Interin?”

“Po normal qe cdo kundershtar te studion. Eshte minimumi qe nje tranjer ben. E ti duhet te ndryshosh nese ke nje Plan B.”

“Nese nuk ke nje Plan B, atehere je nje tren qe ecen vetem ne nje binar. E une nuk pashe asnje plan B per Interin, pavarsisht batutes se Contes.”

“Me vjen shume keq per te. Nuk e kisha pare kurre keshtu si sot”, ka mbyllur fjalen e tij Capello, duke vene ne dukje edhe njehere shpirtin e trazuar te Contes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.