Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

628 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello shume i nervozuar: “Ja gabimi me i madh qe po behet sot. Po me flisni per Interin dhe Realin sikur…”

Capello shume i nervozuar: “Ja gabimi me i madh qe po behet sot. Po me flisni per Interin dhe Realin sikur…”
Inter Club Staff

Fabio Capello, gjate nje interviste te tij per Sky Sport 24, ka analizuar ne post ndeshje paraqitjen e Interit kunder Real Madrid.

“Te themi te verteten, gabimi i Hakimi ka qene i dukshem. Ai mund te na duket faull, ne Itali do te jepej, por ne Champions League ndonjehere nuk vershellehet.”

“Ramos dhe Casemiro jane lojtaret me te rrezikshem me koke bashke me Benzema dhe Interi duhet te bente shume kujdes, por pesoi me koke.”

“Rezultati i dites se djeshme nuk ben asgje vetem sa rrit pasigurine e Interit per kalimin e grupit edhe pse sipas meje eshte skuadra qe ka luajtur me mire nga te gjithe ne te treja ndeshjet.”

“Dy barazimet me Shakhtar dhe Borussia Monchengladbach peshojne shume dhe uroj te mos ndikojne ne fund.”

“Por sot po beni nje gabim te madh, nuk po theksoni se Interi ka bere nje ndeshje mjaft te mire. Po e trajtoni Realin si nje skuader dosido kur nuk eshte e tille.”

“Spanjollet kane ate kualitetin qe te fitojne ndeshjen edhe pa vrapuar shume dhe Interit i ndodhi pikerisht kjo.”

“Skuadra e Contes pati raste, por nuk ishte aty ku duhej me kualitetin. Kush ishte loja me e bukur gjate ndeshjes? Prekja e Barella, te shoh nje lojtar te tille qe eshte italian me ben super krenar.”

“Nderkohe, loja me e keqe ka qene markimi qe ju be Sergio Ramos te rasti i 0-2, ku De Vrij e humbi me koke.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.