Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

961 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello zbulon: “Icardi nje vit ne tribune? Ekonomikisht behet, por nga afer Interit me kane thene se po tentojne mos ta shesin tek Juventusi.”

Capello zbulon: “Icardi nje vit ne tribune? Ekonomikisht behet, por nga afer Interit me kane thene se po tentojne mos ta shesin tek Juventusi.”
Inter Club Staff

I ftuar ne SportItalia, avokati i njohur Pierfilippo Capello ka folur keshtu per ceshtjen Icardi duke shpjeguar se Interi nuk duhet te pranoje qe ta jape tek Juventusi.

“Mua me kane mesuar se nje nga rregullat kryesore eshte te mos perforcohen kundershtaret.”

“Sot qe po flasim, kundershtari me i madh i Interit quhet Juventus dhe normalisht qe ne mendje te vjen pyetja: a ka Juventusi nevoje per nje si Icardi?”

“Plot njemije here pergjigja eshte po. Por nese une jam Interi, Icardin dua t’ja shes PSG, Napolit apo Romes, dhe jo Juventusit.”

“Por nese ai eshte ne kete situate si sot dhe askush nuk e do ate, atehere po, atehere mund t’ja jap Juventusit.”

“Pastaj edhe ne shkembimin Dybala-Icardi mendoj se Juventusi perforcohet prap me shume edhe pse mbetet per tu pare.”

ICARDI – “Mua nga shume afer Interit me kane thene se ata po mundohen te bejne dicka. Perpara se ta sheshin tek Juventusi nje lojtar qe mbase do te shenonte 20 gola me bluzen e tyre, ata po mundohen ta shesin kudo, te cdo skuader tjeter pervec Juventusit.”

“Prandaj dhe Icardi po ben mur dhe nuk deshiron te shkoje diku tjeter mbase. Merkato mbyllet ne dy shtator dhe diten kalojne shpejt.”

“Duhet shume kujdes ne situata si keto sepse mund te mbese ne shtepi nje lojtar qe nuk do te sherbeje per asgje.

NJE VIT NE TRIBUNE? – “Nga ana ekonomike, mundet patjeter. Pse nuk mundet? Eshte e mundur shume madje. Por nga ana sportive eshte pak delikate situata eh.”

“Zgjedhja teknike per ta hedhur ne fushe apo per ta cuar ne tribune nje lojtar eshte e tranjerit. Problemi eshte kur nje lojtar eshte ne gjendje qe te tregoje se zgjedhja per ta cuar ne tribune eshte e padrejte dhe eshte nje vendim qe ka te beje me merkaton.”

“Ne kete rast lojtari mund te ndihmohet nga UEFA per tu larguar dhe nga gjykata sportive. Interi duhet te kete kujdes. E gjitha kjo eshte nje situate teper delikate per te gjithe.”

ZGJIDHJA – “Cfare zgjidhje ka kjo situate? E gjitha duket nje rruge pa kthim tashme dhe lojtari edhe pse ka tentuar te kerkoje falje, ka qene shume vone.”

“Dicka shume e madhe ka ndodhur qe Interi e ka perjashtuar perfundimisht lojtarin. Nje klub nuk e merr kurre nje vendim kaq drastik pa nje arsye te mirefillte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.