Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

936 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Casadei, Gazzeta sulmon ashper Interin: “Perse nuk behen si puna e Milanit? Eshte e papranueshme te…”

Casadei, Gazzeta sulmon ashper Interin: “Perse nuk behen si puna e Milanit? Eshte e papranueshme te…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport diten e sotme ka folur per shitjen e Casadei nga Inter tek Chelsea dhe ka kritikuar ashper zikalterit duke i krahasuar me Milanin.

“Po, jemi ne prag te nje basti te madh dhe te shtrenjte, por secili eshte i lire ta mendoje si te doje kete situate”.

“Gjithesesi, duhet thene se Chelsea eshte shume e emocionuar per Casadei dhe prandaj po paguan edhe 20 milione euro”.

“Nga ana tjeter, Inter ka bere 20 milione euro me nje lojtar qe nuk ka debutuar ende ne futbollin e madh dhe pa asnje minute ne Serie A”.

“Por nuk eshte i pari qe largohet nga Serie A: eshte thjesht i radhes. Scamacca, Udogie, De Ligt, Theate, Viti. Te gjithe talente, te largzar”.

“Por nuk duam ta krahasojme me Zaniolon, sepse ai tek Roma shkoi duke sjelle Nainggolan. Inter e ka dhene Casadei vetem per para”.

“Per shembull Milan ka Kalulu ne skuader dhe Tonali, ka Leao dhe Saelemaekers, te lindur ne 2000 apo 1999. Po Inter?”

“Tek Inter qe fitoi dy trofe vitin e kaluar ka pasur vetem nje lojtar te ri: Bastoni. Te gjithe te tjeret nuk mund te quhen te ri”.

“Milani po kultivon nje ide futbolli me te rinj, nderkohe Inter eshte me nje ide tjeter. Ata kane blere De Ketelaere. Nderkohe Inter shet Casadei. Deri kur do te ndodhe kjo?”

Keshtu eshte shprehur sot La Gazzetta dello Sport qe me sa duket ka harruar qe Inter kete vere ka blere lojtare te rinj si Asllani dhe Bellanova dhe se ne formacionin e pare vetem Handanovic dhe De Vrij jane me shume se 30 vjec.

Nuk kane harruar normalisht, por eshte e gjitha e qellimte. Eshte menyra si funksionojne mediat ne Itali.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.