Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

451 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano hedh vrer edhe mbi Lukaku: “Nese Guardiola blen Lukaku, une zyrtarisht nuk jam me nje…”

Cassano hedh vrer edhe mbi Lukaku: “Nese Guardiola blen Lukaku, une zyrtarisht nuk jam me nje…”
Inter Club Staff

Antonio Cassano eshte kthyer ne nje bipolar te vertete ne keto kohra kur daljet e tij publike kane qene te shumta.

Duket se ai edhe pse eshte nje tifoz i deklaruar i Interit, nuk i pelqen aspak as Conte, as loja qe ben Interi, por as lojtari me i mire i zikalterve.

Fantantonio ka folur perseri qe nga Bobo TV dhe ka dhene mendimin e tij per Serie A ne kete moment, por edhe per Lukaku.

Sipas tij, Romelu Lukaku nuk ka as me te voglen lidhje me teknikun e Manchester City, Pep Guardiola dhe nuk i kupton zerat qe kane dale.

“Romelu Lukaku? Eshte nje lojtar i mire deri diku, por ju lutem mos e fusni ne kategorine e Lewandowski, Aguero e te tjeret.”

“Zerat per nje kalim te tij te Manchester City? Nese Pep Guardiola e blen Lukakun te City, une nuk do te jem me zyrtarisht nje tifoz i Guardioles.”

“Cfare ka lidhje Lukaku me idene e lojes se Guardioles? Me thoni se ne cfare pike bashkohen ata te dy? Asnje lidhje.”

“Por agjentet e lojtareve po shpikin nga te gjitha gjerat keto kohera per te rritur rrogen e lojtareve. Me siguri kane dale keto zera per te rinovuar kontraten me Interin me shifra me te larta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.