Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

501 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano i habit te gjithe: “Drejtuesi me i mire ne Serie A punon tek Interi, por nuk eshte Marotta. Ai eshte…”

Cassano i habit te gjithe: “Drejtuesi me i mire ne Serie A punon tek Interi, por nuk eshte Marotta. Ai eshte…”
Inter Club Staff

Duke komentuar zgjedhjen e spektatoreve te Bobo TV qe kishin votuar Frederic Massara si drejtorin sportiv me te mire ne Serie A, Cassano nuk eshte pare te jete dakord.

Ai duket se nuk e mendon aspak keshtu, dhe sipas Cassanos, drejtuesi me i mire ne Itali ndodhet tek Interi.

Por nese shume do te mendonin se ai mund te ishte Beppe Marotta, duket se nuk eshte keshtu sepse Cassano e ka pasur per Piero Ausilion.

“Une mendoj se Piero Ausilio eshte drejtuesi me i mire ne Itali. Ka bere nje pune te jashtezakonshme, te madhe.”

“Mbi te gjitha ne dy vitet e fundit. Ka marre Lukaku, Eriksen dhe Hakimi qe ne prill. E theksoj, qe ne muajin prill e ka marre Hakimin.”

“Jane blerje te medha keto, blerje qe kane sjelle titullin ne Milano. Pastaj une e kam mik te mire, do te ishte e gabuar nese sdo e thoaj.”

“Ne faqet e para te mediave lexoj ‘i madhi Paratici’, komplimente per Taren, nderkohe Ausilio nuk ka shume qef te flase dhe te dale neper faqet e para.”

“Qe kur eshte tek Interi, ai ka fituar gjithcka si krahu i djathte i Brances dhe me pas qe kur ka filluar te punoje vete ka blere lojtare si Kovacic apo Lautaro per nje ‘cope buke’.”

“Keta te dy sot jane lojtare qe vlejne nje mal me para. Por i permenda sa per te theksuar dy lojtare te rendesishem. Ausilio eshte nje gjeni.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.