Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,552 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano i habit te gjithe: “Dybala? Nuk do e bleja nese do isha si Interi. Ne vend te tij do merrja direkt…”

Cassano i habit te gjithe: “Dybala? Nuk do e bleja nese do isha si Interi. Ne vend te tij do merrja direkt…”
Inter Club Staff

Duke folur per Bobo TV, Antonio Cassano ka habitur jo pak kur ka dhene disa keshilla per merkaton e Interit.

Ai ka thene nder te tjera se Inter do te beje gabim nese do te bleje Dybala dhe se duhet te marre nje lojtar tjeter per sulmin.

“Nese do isha Inter tani nuk do beja gabimin te merrja Paulo Dybala. Eshte nje lojtar qe nuk jep siguri ne kete moment.”

“Per me shume, eshte nje sulmues i dyte dhe Inter nuk ka nevoje per nje lojtar te tille. Ky eshte mendimi im.”

“Inter duhet te marre Luis Suarez. Ai eshte nje lojtar qe do e merrja direkt te skuadra ime e zemres qe jane pikerisht zikalterit.”

“Ne Itali, Suarez do te bente me dhjetra gola. Pastaj, luan ai ose Dzeko, Inter do te kishte te sigurt shume gola.”

“Por duke marre Suarez, Inter mund te shese Lautaron 100 milione euro. Nuk jane pak. Edhe pse per mua do ishin nje sulm perfekte: Lautaro, Correa, Dzeko dhe Suarez.”

“Ose jo, me mire largojme edhe Correan dhe mbajme Sanchez qe per mua eshte nje fenomen i vertete me topin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.