Cassano shperthen kunder Hakimit: “Hakimi mbrojtesi i djathte me i mire ne bote? Te mos themi k*****, para atij…”
Antonio Cassano me sa duket nuk eshte aspak dakord me Christian Vierin per sa i perket vleres se Achraf Hakimi.
Ai ka dale hapur kunder mbrojtesit te krahut te Interit, duke bere deklarata aspak te bukura per te dhe vleren e tij.
Si gjithmone, Cassano ka qene i ftuar ne emisionin e Bobo Vieri ne Twitch, ku flitet kryesisht per Serie A dhe per futbollin ne pergjithesi.
Ne kete puntate te radhes, eshte folur per javen qe sapo u la pas e Serie A, por edhe per te tjera gjera te rendesishme.
Ne nje moment, Bobo Vieri eshte shprehur se per te, mbrojtesi i krahut te djathte te Interit, eshte mbrojtesi me i mire i djathte ne bote.
Sipas Bobo Vierit, Interi ka bere nje marreveshje madheshtore me blerjen e tij dhe transferimin ne Milano.
Nderkohe, per Bobo TV, po Cassano, ka kundershtuar ashper kete gje dhe ka thene direkt: “Mos thuaj ka***lleqe Bobo, cfare po thua?”
“Alexander Arnold eshte jashte cdo norme. Dhe hedh poshte edhe nje si Carvajal, pastaj eshte edhe nje si Cancelo, edhe ky me i mire se Hakimi yt.”