Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

863 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano: “Spalletti eshte nje ‘Top’. Nje njeri me ‘bo*e’ qe thote ate qe mendon. Falenderoj Milanin, por Interi eshte Interi”

Cassano: “Spalletti eshte nje ‘Top’. Nje njeri me ‘bo*e’ qe thote ate qe mendon. Falenderoj Milanin, por Interi eshte Interi”
  • On 18/03/2019, 1:30

I intervistuar ne emsionin Tiki-Taka, ish lojtari Inter Antonio Cassano ka folur per Derbyn e fituar nga Interi.

Keto kane qene fjalet e tij i cili eshte pare edhe shume i ekzaltuar per fitoren:

“Derbyt jane ndeshje te medha, te nxisin te japesh gjithcka. Une jam i bindur se Interi eshte me i forte se Milan.”

“Problemi i vetem eshte vendosja ne kryq e Spallettit. Per cfare motivi? Ne Europa League ka luajtur me djemte e primaveres, ne Champions me Barcellona e Tottenham. Ka pasur nje grup ferri.”

“Spalletti eshte nje trajner top, me i miri qe mund te jete per kete skuader. Eshte njeri i ndershem, i drejtperdrejte. Nje njeri me bole qe ti thote gjerat ne sy ashtu sic jane.”

“Te enjten u eleminua sepse luajti me djem nga primavera, ne Champions grupi ishte shume i forte. Inter eshte nje skuader per vendin e 3/4. Nese ai e mban aty, cfare mund te bej me mire me kete skuader?”

“Kush ka luajtur futboll e kupton qe kjo skuader maksimumi qe mund te arrije eshte aty dhe ai ja ka dale te jete aty qe kur mori drejtimin e Interit.”

Me pas Cassano ka folur per eksperiencen tek Milani:

“Kam kaluar 1 vit e gjysem si zot tek Milani. Kam qene shume i lumtur tek Milani. Madje u jam mirenjohes qe me shpetuan edhe jeten duke me gjetur ate problem ne zemer. Tifozet me vinin e me takonin ne spital, njerezit me donin te miren.”

“Por pastaj erdhi oferta nga skuadra e zemeres dhe nuk mund ta refuzoja. Interi eshte Inter, mos te bejme shaka tek kjo pjese. Eshte skuadra ime”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.