Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

280 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano sulmon ne menyre te shemtuar Marotten: “Nuk ja ka idene futbollit. E dini cfare i kam bere njehere?”

Cassano sulmon ne menyre te shemtuar Marotten: “Nuk ja ka idene futbollit. E dini cfare i kam bere njehere?”
Inter Club Staff

Antonio Cassano, si gjithmone i ftuar ne Twitchin e Bobo TV, i eshte pergjigjur shume ashper Marottes qe e ka etiketuar si nje ‘kampion te humbur’.

“Une e njoh mire Marotten, duhet te me thote mua faleminderit nese ka shkuar te Juventusi ai njeri. Mua duhet te me falenderoje.”

“Ka bere vetem telashe te Sampdoria. Paguante gazetaret te thonin qe eshte shume i zoti. Kete bente ai.”

“Eshte nje drejtues jo kopetent i futbollit. Nuk i njeh lojtaret dhe me pyeste mua kush ishin lojtaret qe e pershendesnin.”

“Ne nivel njerezor une nuk kam asgje per te mesuar nga Marotta, sepse ndryshimi ndermjet Antonio Cassanos dhe Marottes eshte nje e vetme.”

“Nese kam qene nje fenomen, nuk jam nje njeri i shitur, kurre. Nuk marr ne telefon gazetaret qe te flasin mire per mua.”

“Me futbollin ai nuk ka lidhje fare. Ai eshte vetem nje politikan i madh i futbollit. Mbase me mua eshte akoma i helmuar per ate qe ndodhi. E dini cfare i kam bere njehere?”

“Ah ai President Garrone crare ka bere. Marotta donte te me shiste mua te Fiorentina kur une isha te Sampdoria por si kishte thene gje Garrones.”

“Presidenti me merr ne telefon dhe me thote se pse po ikja? Une i thash se do te qendroja vetem nese ai hiqte Marotten.”

“E ai e largoi Marotten, ne fund te sezonit. Mbase eshte i helmuar per ate situate. Per sa me takon mua te Sampdoria, Marotta duhet te me thote mua faleminderit qe dolem ne vend te katert dhe ai pati sukses.”

“Une kam qene nje fenomen. Ai kurre nuk ka qene nje drejtues i zoti. E gjithe bota e futbollit e di, ai vetem di te shese mire veten neper gazeta. Kaq di te beje Marotta.”

“Ne nivel njerezor, Cassano nuk duhet te mesoje asgje nga askush dhe mbi te gjitha nga ty, degjove Marotta?”

Nderkohe bie ne sy qe Cassano ka qene vertete i nervozuar gjate gjithe fjalimit te tij live ku shpesh here bente edhe levizje te pakontrolluara.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.