Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

573 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano tregon formacionin e tij te endrrave: plot 6 ish-lojtare te Interit brenda!

Cassano tregon formacionin e tij te endrrave: plot 6 ish-lojtare te Interit brenda!
Inter Club Staff

Antonio Cassano eshte nje nga personazhet me te dashur per tifozet e Interit edhe pse ai ne te kaluaren ka luajtur edhe per kundershtare direkt te zikalterve. 

Por ai asnjehere se ka mohuar se eshte nje tifoz i madh i Interit, edhe kur ka luajtur tek Milani.

Gjithesesi, keto dite ai eshte shfaqur disa here ne videot live qe ben Christian Vieri ne instagram ku ka folur shpesh here edhe per Interin.

Kesaj radhe ai eshte ndalur tek formacioni i endrrave te tij, tek nje formacion qe cdo skuader ne bote do e enderronte ta kishte.

Por ai ka zgjedhur ne baze te lojtareve me te forte qe ka luajtur ne karrieren e tij, jo ne baze te admirimit nga televizioni.

Keshtu, per te, formacioni me i forte perbehet si me poshte: ne porte Gianluigi Buffon.

Ne krahun e djathte te mbrojtjes Cafu, ne krahun e majte te mbrojtjes Roberto Carlos. Ne qender te mbrojtjes Sergio Ramos dhe Walter Samuel.

Me pas, ne mesfushe Andrea Pirlo, Clarence Seedorf dhe Zinedine Zidane.

Ne sulm normalisht Francesco Totti pas Ronaldo Fenomenit dhe Zlatan Ibrahimovic.

Nje formacion me te vertete endrrash ky i Fantantonios!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.