Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

318 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano vazhdon te habise me deklaratat e tij: “Cfare mbrojtesi eshte ky Bastoni? Nuk di te…”

Cassano vazhdon te habise me deklaratat e tij: “Cfare mbrojtesi eshte ky Bastoni? Nuk di te…”
Inter Club Staff

Antonio Cassano ka analizuar sfiden ndermjet Sassuolos dhe Interit ne menyren e tij si gjithmone per Bobo Tv.

“Une kam vleresim te larte per Inzaghin por duke u futur ne specifika mund te ve re se Interi nuk e ka merituar fitoren as ne Firenze, por as ndaj Sassuolos.”

“Sassuolo mund te ishte 2-0 ose 3-0 pas pjeses se pare. Ne ndeshjet e fundit Interi e ka pasur te veshtire te menaxhoje lojen e saj.”

“Vazhdoj te shoh nje skuader qe humbet shpesh here edhe pse tentativa per te bere lojen ekziston me copeza gjate ndeshjes.”

Nderkohe, Cassano nuk i ka ndalur kritikat ndaj individeve te ndryshem te skuadra zikalter qe ishte ne fushe ndaj Sassuolos:

“Calhanoglu? Eshte nje lojtar normal. Une mendoj se ai qe duhet ruajtur si pasuri eshte Alexis Sanchez, ai eshte lojtar i pabesueshem.”

“Mund te jete ai njeriu kyc i ketij Interi. Correa nese ben njezet gola mund te shkoje ku te doje sepse ka kualitete te pabesueshme.”

“Por ai tani ka shume ulje dhe ngritje. Duhet ta presim pak. Sanchez nderkohe eshte nje lojtar i nje niveli absolut.”

“Nese neser Dzekon ti e le jashte, atehere ne fushe duhet te fusesh Martinez dhe Sanchez. Nese ai eshte mire, luan kudo.”

Nderkohe, mendimin e dyte ai e ka per Bastonin, te cilin Cassano vendos ta vere ne shenjester te kritikave te tij:

“Kur luante me Conten ishte e thjeshte te mbronte. Nuk kishte thellesi, ke referime. Te mbrosh me Conten eshte me e thjeshte.”

“Me Inzaghin je 40 metra larg portes dhe nje si Bastoni e ka te veshtire te beje mire. Shpesh futet Dimarco edhe per kete arsye.”

“Une e kam thene gjithmone dhe e them se Bastoni eshte nje tip lojtari qe mua nuk me pelqen fare.”

“Alaba te kap edhe sikur te jete 50 metra prapa. Varane e njejta gje. Tomori e ben kete gje gjithashtu te Milani.”

“Cfare mbrojtesi eshte ky Bastoni? Nuk di te mbroje ne nje kunder nje. Mua nuk me pelqejne lojtaret qe nuk kane kurajo qe te futen ne nje kunder nje. E perseris qe te luash me tre perpara portes te ndihmon ne krahasim kur luan me dy qendrore.”

“Nese Handanovic nuk ben 3-4 pritje per ndeshje, Interi humbet pike ne ndeshjet e ardhshme. Gjithesesi une ndermjet Bastonit dhe Romeros zgjedh gjithmone nje si Romero.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.