Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

560 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cauet: “Evra? Nje alternative shume e mire per Nagatomon. Po shohim nje Kuz te madh fale…”

Cauet: “Evra? Nje alternative shume e mire per Nagatomon. Po shohim nje Kuz te madh fale…”
Redi Asabella

Ish-mesfushori zikalter Benoit Cauet ne nje interviste per IlSussidiario.net,ka folur per merkaton e Inter-it, duke filluar nga blerja e Evra me kosto zero:

Evra-Inter, do te ishte nje blerje e mire per zikaltrit? Duhet kuptuar nese do te largohet vertet nga Manchester United dhe mbi te gjitha duhen pare motivimet e tij pasi ka fituar gjithcka me Red Devils

Per me teper eshte Nagatomo qe ne ate krah po luan shume mire… Pikerisht, Inter-i nuk mund te ankohet ne asnje menyre nga Nagatomo sepse tanime ai eshte gjithmone nje nga me te miret ne fushe. Por te kesh nje alternative si Evra eshte gjithmone mire, por per momentin mbrojtesi titullar i Interit eshte Nagatomo.

Qe kur eshte kthyer Samuel ne mbrojtje skuadra peson pak. Koincidence? Absolutisht jo, per mua Samuel eshte akoma nje nga mbrojtesit me te mire te botes dhe eshte shume i rendesishem per Mazzarri-n.

E rendesishme edhe prezenca e Hernanes… Shoqeria eshte treguar shume e zgjuar dhe ka bere shume mire qe e ka vendosur te mbeshtetet tek ky lojtar me kualitet qe ka rritur forcen e Inter-it. Jo rastesisht e kane dashur shume skuadra, mund te thuhet me plot goje qe ka qene nje goditje e bukur.

Kuzmanovic nga lojtar stoli ne titullar i pazevendesueshem. Jeni i habitur? Ne kete rol “shkaterruesi” para mbrojtes po luan shume mire, merite e vecante e Mazzarrit qe e ka vendosur ne ate pozicion ne fushe.

Fitorja ne Firenze sa e rendesishme mund te jete? Shume sidomos per moralin, duke pare qe Inter-i ka mundur nje skuader te madhe. Tani ama duhet te vazhdohet ne kete rruge.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.