
CdS – Gabigol në krye të listës së Ausilios: të fundit

“Ausilio vazhdon ta ketë në krye të listës emrin e Gabigol dhe sot do të thellohen kontaktet falë punës së Kia Joorabchian i cili, është një nga njerëzit më të besueshëm të Suning, dhe tashmë po punon në koordinim me drejtorin sportiv zikaltër”. Ky është raportimi i Corriere dello Sport lidhur me situatën e sulmuesit të Santos i cili aktualisht është grumbulluar me kombëtaren braziliane për Olimpiadën. “Agjenti iranian është i gatshëm të fluturojë në Amerikën Latine – lexohet në të përditshmen romake – dhe të provojë të mbyllë gjithcka, kështu duke mos e lejuar edhe një rast si ai i Gabriel Jesus. Nga Anglia në ndërkohë është raportuar për një interesim të Interit për Oscar, një tjetër brazilian i cili nuk hyn në planet e Contes. Chelsea është i gatshëm të negociojë për largimin e tij (kërkon 25-30 milionë), por edhe ai është ekstrakomunitar dhe në këtë moment prioritet është prurja e Gabigol”.
Related Posts
Inter-Gabigol, agjenti konfirmon: “Po, kemi folur. Akoma asnje oferte̶... 30/07/2016, 21:04 | Bujar Berishaj

Presidenti i Santos: “Gabigol? Nese pranon oferten e Interit atehere jemi ... 10/08/2016, 22:21 | Bujar Berishaj

Sky – Gabigol, Inter po ben gjithcka per ta pasur tani. Joao Mario: ja shi... 26/08/2016, 23:20 | Bujar Berishaj

Gazzetta – Nga Kondogbia tek Gabigol, ja te gjitha sfidat e Piolit tek Int... 12/11/2016, 12:41 | Inter Club Staff
