
CdS – Gabigol po, pastaj një mesfushor: emrat
Rreth 20 milionë në plusvalencë dhe rreth 25 milionë për katër prurje: ky është bilanci pozitiv i merkatos së Interit. Ndërsa tani ka akoma hapësirë për disa goditje përfundimtare. Sipas Corriere dello Sport, Suning do t’i dhurojë dy dhurata trajnerit holandez Frank De Boer. “Njëri do të jetë Gabigol, lojtar që De Boer e admiron dhe do të ishte i lumtur ta stërviste të riun brazilian – lexohet -. Objektivi tjetër duhet të përcakohet, por pas takimit të parë në mes të trajnerit dhe Ausilios është përcaktuar niveli i vecorive teknike: bëhet fjalë për një mesfushor të brendshëm i cili di ta mbaj topin dhe që mund t’i jap skuadrës gjeometri dhe rrjedhshmëri të lëvizjeve”. Në këtë drejtim, emrat më të lakuar janë Luiz Gustavo dhe Joao Mario. Mirëpo ëndrra e holandezit është Marco Verrati, një ëndërr pothuajse e pamundur ashtu si Lucas Biglia. Një hap larg mesfushori i Benficas Joao Fonseca (2000).