Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,185 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS – Griezmann, Sanchez por jo vetëm. Berardi dhe Bernardeschi…

CdS – Griezmann, Sanchez por jo vetëm. Berardi dhe Bernardeschi…
Rinor Sopaj

Interi qysh tani ka filluar punën për të sjellë në Milano një sulmues të madh për sezonin e ardhshëm. Ashtu siç u tha më herët se Griezmann është pothuajse i paarritshëm dhe se për Sanchez konkurrenca është shumë e lartë, rrugët më të lehta janë ato që të dërgojnë tek italianët Berardi dhe Bernardeschi, lojtarë të cilët do ta çonin përpara italianizimin e klubit dhe që duke marrë parasysh moshën e tyre, do të ishin sinonime të investimeve afatgjate. Mirëpo për të dy, vështirësitë mbesin pasi që të negociosh me Sassuolon dhe me Fiorentinën nuk është e lehtë.

(Corriere dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.