Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

634 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS – Inter, dje ka shperthyer ceshtja Lautaro. Telefonata Ausilio me agjentin…

CdS – Inter, dje ka shperthyer ceshtja Lautaro. Telefonata Ausilio me agjentin…
Ardis
  • On 30/11/2018, 15:34

Flitet per Lautaro Martinez dhe per cfare ka ndodhur dje ne faqet e gazetes te Corriere dello Sport:

“Nje dite mbas humbjes kunder Tottenham ka shperthyer ceshtja Lautaro Martinez. Mario Martinez, menjehere mbasi nuk e ka pare te birin ne fushe ne Wembley, ne nje account te Twitter-it, qe mesa duket eshte i tiji, ka shprehur mendimin e tij, por jo shume dashamires ne drejtim te Spalletti-t”.

“Mbas nje gjysem ore postimi eshte fshire dhe mbasdite ka ardhur mohimi i ketij veprimi, por tashme ne Appiano Gentile dhe ne rrugen Vittorio Emanuele ka shperthyer bomba”.

Persa i perket kesaj ceshtjeje, koleget rrefejne nje prapaskene: “Ne oret e mevonshme me nje prej agjenteve te El Toro-s, Ausilio i ka kerkuar llogari per ate veprim. Agjenti nuk kishte cfare te thoshte pervecse te theksonte sjelljen profesionale te Lautaro-s dhe deshiren e Inter-it per te mos e shitur”.

Pavaresisht se per te nuk mungojne ofertat. Edhe Sampdoria e kerkon ne huazim, por El Toro ne janar nuk leviz. me gjithe respektin e duhur ndaj babait te tij Mario”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.