Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

707 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS – Interista, mos duhet t’ju kujtojme se luani kunder Verones dhe jo nje finale? 60.000+ tifoze…

CdS – Interista, mos duhet t’ju kujtojme se luani kunder Verones dhe jo nje finale? 60.000+ tifoze…
Inter Club Staff

Tifozet e Interit njihen boterisht tashme si “te cmendur” por duket se nuk e kane te kote kete epitetet sepse e kane totalisht te merituar. 

Edhe himi zikalter thote pikerisht kete “Pazza Inter Amala” qe ne shqip do te thote “Duaje Interin e cmendur”, e keshtu, Interi i cmendur i ka bere edhe tifozet e saj pikerisht keshtu, te cmendur.

Jo me kot, Interi eshte skuadra me mesataren me te larte te tifozeve ne Serie A ne vitet e fundit edhe pse sezonet e zikalterve kane qene nder me te dobetit ne histori, por kjo nuk ka qene nje arsye e mjaftueshme per tifozet qe te braktisnin te cmenduren e tyre.

Edhe pse jemi pese dite larg nga e shtuna ku Interi me 31 mars do te zbrese ne oren 15:00 ne Meazza ne prag te pashkeve, tifozet kane ndezur motorret dhe mezi po e presin ndeshjen ndaj Verones.

Interi tashme ka shitur mbi 50.000 bileta per kete ndeshje dhe vendet e vetme ne stadium qe kane mbetur, ose jane ulese teke, ose jane shume larg fushes se blerte.

Per here te disate kete sezon, do te kemi nje Meazza te tejmbushur.

Sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, Interi mendohet se do te arrije te mbledhe ne Meazza mbi 60.000 tifoze, nje numer i frikshem per nje ndeshje ndaj kundershtari si Verona ku asnje skuader tjeter nuk ja ka arritur dot.

Populli Interist per here te disate pergjigjet “prezent” per skuadren e Spallettit.

Corriere dello Sport e mbyll shkimin e saj me nje kujtese te vogel per tifozet e Interit:

“Interista, mos duhet t’ju kujtojme qe luani ndaj Verones dhe jo nje finale Championsi?”

Natyrisht, kjo fjali e Corrieres ka doze humori por eshte edhe nje menyre per te lartesuar tifozerine zikalter qe shkon ne stadium per te pare Interin dhe jo per kundershtarin qe ka perballe. Nje cilesi qe shume pak tifoze e kane, sidomos ne Itali.

Por, ndeshja Inter-Verona eshte shpallur nga Interi si nje nga ndeshjet speciale te vitit per anetaret zyrtare te saj, te cilet do kene mundesi te shijojne edhe shume aktivitete ekskluzive perpara, gjate dhe pas ndeshjes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.