1,693 views

CdS – Kthehemi tek 4-2-3-1 me Medel-Joao Mario në mesfushë
Edhe Corriere dello Sport parashikon një Inter të rreshtuar në 4-2-3-1, mbi të gjitha duke pasur parasysh edhe provat teknike të mbajtura dje nga Frank De Boer. Në këtë sistem – që do të ishte i treti në tri ndeshje pas 3-5-2 kundër Chievos dhe 4-3-3 kundër Palermos -, Banega do të ishte mesfushor ofansiv, me Medel-Joao Mario në mesfushë. Ja njëmbëdhjetëshja titullare sipas të përditshmes italiane:
INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Murillo, Santon; Joao Mario, Medel; Candreva, Banega, Perisic; Icardi.