Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,776 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS – Lacazette dhe Fekir nën vëzhgim. Në Francë është edhe…

CdS – Lacazette dhe Fekir nën vëzhgim. Në Francë është edhe…
Rinor Sopaj

Me Podolskin i cili nuk është një zgjidhje e sigurt (në huazim të thjeshtë nga Arsenali), Interi po shikon për profilin e duhur për repartin e sulmit. Sipas Corriere dello Sport, qëllimet e klubit zikaltër gjenden në Francë, më saktësisht në Lyon. Dy emra: Lacazette dhe Fekir. “Fekir dhe Lacazette janë elementet më të dalluar të skuadrës së Lyonit në këtë sezon. Shumë shpesh dhe me vullnetin e tyre kanë marrë planin e skuadrës mbi supet e tyre. Si përfundim tani vlera e tyre është ngritur, njejtë sikur ambiciet e presidentit Aulas, në anën tjetër. Për Lacazette, në vecanti, flitet për një shumë rreth njëzet milion euro. Regjion në të cilin transferimi i tij do të ishte i mundshëm vetëm në rast të largimit të Icardit. Përpara propozimeve prej dyzet milionëve (Chelsea dhe Manchester United do të ishin të gatshëm të luftonin për bomberin argjentinas), do të ishte e pamundur të thuhej jo, duke investuar një pjesë të mirë të asaj shifre për një zëvendësim të përshtatshëm. Eshtë Lacazette (24 vjecar së shpejti), nga kjo pikëpamje, do të merrte të gjithë vëmendjen e mundshme përpara Gignac i Marseille, që për hir të së vërtetës do mund të transferohej shumë më lehtë pasi që kontrata e tij është në përfundim. Fekir, në ndërkohë, konsiderohet një talent i pastër dhe në rritje, i cili akoma nuk i ka mbushur 22 vjet. Kohëve të fundit ka pasur një rritje të madhe sidomos në aspektin fizik, thembra e Akilit për të, dhe gjithashtu në aspektin defansiv. Si në rastin e Lacazette, Interi e ka një alternativë të nxehtë low-cost, po ashtu me parametra zero. Njësoj si bashkëlojtari i tij i skuadrës, gjithashtu, në të njejtën situatë është edhe Ayew i cili në fund të sezonit do të jetë i lirë që të zgjedh një skuadër për vete. Interi, për javën e ardhshme, vetëm e ka përcaktuar një takim me përfaqësuesit e tij, ndër të cilët është edhe babai i tij, Pele”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.