Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2018

Scroll to top

Top

2,278 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS – Merkato, kerkohen tre titullare. Te rinjte…

CdS – Merkato, kerkohen tre titullare. Te rinjte…
Ardi Deda

Merkato e Interit fillon e behet e gjalle ne kerkim te tre titullareve qe do ti mundesojne skuadres te beje ate hap cilesor per te luftuar sezonin e ardhshem per nje nga tre vendet e para. Drejtori sportiv Piero Ausilio, sic shkruan Corriere dello Sport, do te analizoje situaten se bashku me teknikun Walter Mazzarri dhe drejtorin e pergjithshem Marco Fassone ne ditet e ardhshme dhe me pas te tre do te kene nje takim te ri me Thohir javen e ardhshme, kur me shume mundesi, presidenti do te vij ne Milano. Lojtaret qe do te vijne, pervec Nemanja Vidic, do te jene me shume se tre, por nje lojtar i krahut mengjerash, nje mesfushor qendror dhe nje sulmues do te perforcojne njembedhjeteshen baze. Me shume mundesi do te qendroje ndonjeri prej te rinjve qe do te kthehet nga Livorno (jo Bardi sepse shoqeria kerkon te rrise vleren e tij duke e lene ne nje skuader tjeter ne menyre qe portieri te kete mundesi te luaj; per tu vleresuar pozicionet e Mbaye, Duncan dhe Benassi), pelqehet shume Krhin ku zikaltrit do te blejne dhe gjysmen tjeter te kartonit te lojtarit qe e kane ne bashkepronesi me Bologna. Me pas kemi dhe Tom Ince te cilin Interi e ka ne dore.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.