Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

106 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS – Moratti ka takuar Thohir. Tratativa shume e nxehte…

CdS – Moratti ka takuar Thohir. Tratativa shume e nxehte…
Xhorxh Gellci

Sipas Corriere dello Sport, ka ndodhur dje takimi i shumepritur mes Morattit dhe Thohir. Manjati indonezian duket shume i bindur dhe prova per kete eshte se ka zbritur ne Milano disa dite me pare, dhe pasi ka jetuar ne nje hotel shume te njohur, ne diten e djeshme ka takuar familjen Moratti, para se te kthehej ne atdhe. Gjithsesi, njerezit e tij te afert kane qendruar ne Milano, fakt qe tregon se tratativa mund te jete edhe ne fazen finale.

Diskutimi mes Morattit dhe Thohir eshte i nisur dhe presidenti e ka pritur bashke me bashkeshorten Milly dhe djalin Angelo Mario. Ideja e presidentit qendron e njejte: nuk do ta shese shumicen e aksioneve, por fakti qe po flitet prej 20 ditesh dhe dicka po leviz, do te thote se edhe po te mos jete 51% e paketes Inter, do te shkohet shume afer. Nuk do te kishte kuptim nje tratative kaq komplekse dhe e gjate per nje sasi te vogel aksionesh.

Ne anen tjeter, Thohir eshte mesuar te komandoje dhe duke qene nje manjat do kontrollin e asaj qe ble, pozicion qe per momentin bie ne kundershtim me idene e presidetit. Pike e vdekur atehere? Aspak, fakti qe te dy jane ulur ne tavoline per te diskutuar tregon se ka mundesi te mira per te mbyllur tratativen. Hipoteza me e mundur eshte shitja e kuotave qe ne periudhen prej maksimumi nje viti mund te shkojne deri ne 51%, duke plotesuar edhe deshiren e Morattit qe nuk do te shese gjithcka menjehere.

Manjati eshte kthyer ne Indonezi i gatshem per tu rinisur, ndoshta per te lajmeruar se bashku me numrin 1 zikalter tratativen e perfunduar. Po flitet dhe ne menyre te vazhdueshme. Thohir e di shume mire qe ky eshte moment i vecante per Interin, qe edhe sapo ka ndryshuar drejtim teknik. Por merkatoja eshte akoma e gjate dhe eshte e thjeshte te mendohet se edhe Thohir do te thote fjalet e tij, ndoshta mbi ndonje blerje. Keshtu qe po hyjme ne fazen decizive.

Historia e Interit dhe familjes Moratti mund te shkruaje nje kapitull te ri….

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.