Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS – Osvaldo, jemi në detaje, të martën pritet lamtumira.

CdS – Osvaldo, jemi në detaje, të martën pritet lamtumira.
Rinor Sopaj

Në edicionin e sotëm të Corriere dello Sport, shkruhet për detajet për një transferim të mundshëm të Pablo Daniel Osvaldos në Boca Juniors.
Sulmuesi thuhet se ka marrë leje nga klubi i Buenos Aires që të mund t’i vizitoj vajzat e tij që jetojnë në Itali.
Palët kanë arritur në një akord, mungon vetëm zyrtarizimi që pritet të arrij pas “shkurorëzimit” me Interin.
Lojtari duhet të paguaj gjobën për bëmat e tij në Torino dhe për stërvitjet në të cilat ka munguar.
Kanë mbetur të zgjidhen dhe disa probleme fiskale, pasi që Osvaldo do të jetë lojtari më i paguar në Argjentinë, dhe Boca ka marrë “ok” nga Southampton që të mund ta transferoj përfundimisht Osvaldon për një shifër më të vogël sesa shtatë milionët që ju kërkuan Interit.

Nesër Osvaldo do të jetë në Milano që të nënshkruaj “fletët” e fundit dhe pastaj do të niset për Buenos Aires.
Në Argjentinë ishte përhapur lajmi se lojtari qysh nga sot do të fillonte stërvitjet me klubin e tij të ri, por pas një muaji në stërvitje të diferencuara, do t’i duhet më shumë kohë që të jetë i gatshëm. Osvaldo nuk do ta lëshojë Italinë përpara ditës së marte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.