Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,180 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS – Po punohet për Thiago Mottan, kontratë dyvjecare

CdS – Po punohet për Thiago Mottan, kontratë dyvjecare
Rinor Sopaj

E përditshmja Corriere dello Sport nuk ka dyshime: Inter është gjithmonë e më afër rikthimit të Thiago Mottas, mesfushori italo-brazilian që për momentin është i angazhuar tek skuadra e Paris Saint-Germain. Thuhet se, klubi zikaltër tashmë ka filluar kontaktet me agjentin e lojtarit, nga i cili ka marrë gatishmërinë maksimale për një kontratë dyvjecare. Mirëpo akoma nuk është përballur, në fakt, me bisedimet me klubin francez (lojtari ka kontratë të vlefshme deri në fund të 2016). Në Francë nuk e shohin si të garantuar largimin e lojtarit, por Interi dëshiron të shpenzoj sa më pak që të jetë e mundur duke e parë që investimi më i madh mbetet Yaya Toure. Nuk duhet përjashtuar, akoma, që në bisedimet me PSG-në mund të flitet edhe për Hernanes ose Fredy Guarin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.