Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,278 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS – Santon i ka bindur të gjithë, transferimi do të bëhet.

CdS – Santon i ka bindur të gjithë, transferimi do të bëhet.
Rinor Sopaj

Një influencë të madhe në botën e Interit e ka sjellur Davide Santon, i rikthyer tek zikaltërit pas tre sezoneve në Angli, te skuadra e Newcastle. Por tani djaloshi ka regjistruar tri paraqitje në kampionatin italian, dy në garat evropiane dhe një në kupën italiane. Gjashtë paraqitje si titullar edhe pse vinte pas plot tetë muajve pushim për shkak të lëndimit në gju. Roberto Mancini mbështetet shumë tek ai dhe pikërisht për këtë Corriere dello Sport siguron që mbrojtësi italian do të transferohet tek Inter në fund të këtij edicioni. Në bazë të marrëveshjes me Newcastle, Interi është i obliguar ta transferojë lojtarin sapo ai të fillojë ndeshjen e dhjetë si titullar. Duhen të paktën edhe katër paraqitje të tjera, nga 16 ndeshje sa kanë mbetur deri në fund të sezonit. Këta janë numrat por nuk duhet harruar edhe besimi që Roberto Mancini e ka për lojtarin i cili u rrit tek zikaltërit. Interi do të jetë me të vërtetë shumë i lumtur me riblerjen e kartonit të Davide Santon për një shumë prej 3.7 milonësh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.