Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 20, 2019

Scroll to top

Top

1,252 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS – Thohir zv. president, projektet, shifrat, ardhja ne Milano

CdS – Thohir zv. president, projektet, shifrat, ardhja ne Milano
Xhorxh Gellci

Erick Thohir ka ne mendje nje projekt te ri financiar. Per ate sportiv, te pakten ne fillim, do u besoje drejtuesve aktuale, duke nisur nga Massimo Moratti qe do te qendroje president.

PROJEKTET – Per sa i perket zgjerimit te markes te Interit, manjati i ka idete e qarta: “Deshiron te zvogeloje boshllekun qe Interi ka per momentin me klubet me te medha europiane ne aspektin e te ardhurave per sezon” – shkruan Corriere dello Sport.

Nje impuls shume i forte per marketingun per te rritur te ardhurat sidomos me sponsorizime te ardhura nga Indonezia. Kujdes shume i madhe per projektin e stadiumit, tjeter aset shume i rendesishem (sic na ka mesuar Juventus Stadium) per te rritur te ardhurat. Nje zhvillim global i markes duhet te arrihet nepermjet marreveshjeve komerciale, por edhe duke e cuar Interin ne Lindjen Jugore aziatike ose ne Shtetet e Bashkuara” – shton gazeta romane.

Me pas, Thohir mund te vendose disa njerez te tij te besuar ne role kyce te shoqerise, si ai i drejtorit financiar. Ne te njejten kohe, vete Erick Thohir mund te behet zevendes president i klubit.

SHIFRAT – Manjati indonezian do te hyje ne fillim me nje kuote prej 40%. Por sa eshte kjo 40% ne terma praktike? Sa do te investoje Thohir?

Ne tratativen me kinezet, Interi ishte vleresuar 365-370 milion pa llogaritur debitet qe kishte (duke i llogaritur vlera shkon rreth 300 milion, sic u certifikua nga bilanci i nxjerre ne tetor 2012). Nje hyrje me 40% te aksioneve do te sillte menjehere ne kasat e Interit rreth 150 milion” – shkruan Corriere dello Sport.

ARDHJA NE MILANO – Vete Erick Thohir mund te vije serish ne Milano duke nisur nga java e ardhshme. Eshte i bindur Corriere dello Sport, sipas te ciles eshte shume i afert takimi mes Morattit dhe Thohir.

Ardhja serish ne Milano me takimin e dyte koke me koke me Morattin eshte planifikuar, por detajet  mbi daten e arritjes dhe hotelin e zgjedhur, fshihen me mjeshteri nga profesionistet afer tij, ne keto dite pune ne Itali” – perfundon artikullin e saj Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.