Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,552 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cedric: “Prej kohesh e dija qe Interi me ndiqte. Kam ndjesi te mira. Jam ndryshe nga Cancelo sepse…”

Cedric: “Prej kohesh e dija qe Interi me ndiqte. Kam ndjesi te mira. Jam ndryshe nga Cancelo sepse…”
Inter Club Staff

Sot ka qene dita e prezantimit zyrtar per Cedric Soars, mbrojtes i krahut i datelindjes 1991 i transferuar prej pak ditesh tek Interi nga Southampton ne huazim me te drejte blerje. 

Portugezi i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve ne Suning Training Centre. Ja fjalet e tij:

Cilat jane ndjesite e para pas ketyre diteve ne Milano? Cfare reagimi ke pasur pasi ke marre vesh per Interin?

“Ndjesia ishte shume e mire, po mesoj shume mbi kete skuader. Ne janar merkato eshte shume e shpejte. Prej kohesh e dija se ishte nje mundesi, por marreveshja u krye shpejt.

A je gati per te luajtur? Cfare te ka thene Spalletti?

“Jam ketu 100%. Punon fort, po mesoj shume dhe shoket po me ndihmojne. Jam i gatshem per te qene nje opsion i vlefshem per tranjerin.”

Gjate intervistes per Inter TV na ke folur per biseden qe ke pasur me Joao Marion. A ke folur edhe me Cristiano Ronaldon? A e ke shenuar ne kalendar diten e perballjes me te?

“Nuk kam folur me Cristianon perpara se te vij. Edhe pse eshte nje mik i mir, ndajme dhomen e zhveshjes bashke ne kombetare. Por ne fushe ketu jemi kundershtare dhe jo miq.”

A mendon se je me i forte se Cancelo?

“Faleminderit per pyetjen (qesh). Eshte nje lojtar i madh, me karakteristika te tjera. Ka luajtur sulmues krahu ne te kaluaren, une mesfushor. Kam karakteristikat e mia. Mbase une rri pak me prapa dhe zgjedh kohen per te sulmuar me ndryshe nga ai. Jemi totalisht te kundert. Do te shohim ne fushe kush eshte me i forte.”

Cfare mendon se duhet te besh qe te konfirmohesh ne fund te sezonit?

“Te bej lojen time. Te tregoj kush jam brenda dhe jashte fushe. Eshte gjithcka per cfare jam i perqendruar; te shkoj ne fushe dhe te bej me te miren e mundshme.”

Cfare mendon se eshte ndryshe ketu ne krahasim me Angline? 

“Shume. Ne Angli luhet ne nje menyre me sulmuese dhe te shpejte. Nuk kam pasur ende mundesine te luaj ne Serie A, shpresoj ta bej se shpejti. Kam pare stervitjet dhe shikoj qe ketu perzgjidhet koha se kur sulmohet. Portugalia eshte nje miks ndermjet Italise dhe Portugalise. Ketu ka lojtare te medhenj, Interi luan si skuader e madhe dhe une e vleresoj shume kete aspekt.

Te pelqen te luash ne krahun e majte apo te djathte?

“Nuk kam folur ende me Spallettin per kete, por per detaje te tjera. Ne karrieren time kam luajtur me shume si i djathte por edhe ne te majte disa ndeshje i kam bere. Por edhe nese me fusin sulmues une luaj. Edhe portier, mjafton te me japin nje pale dorashka. E rendesishme eshte te bej gjene me te mire per klubin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.