Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

357 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cellino nuk ndalet: “Marotta e donte Tonalin, Conte e adhuron: une i refuzova te gjithe por Interi gaboi rende kur…”

Cellino nuk ndalet: “Marotta e donte Tonalin, Conte e adhuron: une i refuzova te gjithe por Interi gaboi rende kur…”
Inter Club Staff

Me disa deklarata te dhena per Il Messaggero, presidenti i Brescias, Massimo Cellino eshte rikthyer te flase per nje tratative te deshtuar te kesaj vere.

Ai ka folur per tratativen Sandro Tonali qe nuk u transferua tek Interi po ne fund kaloi tek Milani, edhe pse zikalterit e ndiqnin prej kohesh.

“Nuk me ka ndodhur kurre qe te zbuloj nje lojtar kaq te forte sa Sandro Tonali ne karrieren time te gjate ne futboll.”

“Do te kisha dashur shume ta mbaja, por per fat te keq kjo enderr deshtoi me renien tone ne Serie B dhe me pasigurite e shumta nga pandemia.”

“Interi ka gabuar ne nje menyre te rende per te. Ka gabuar sepse hoqi dore nga ai. Marotta e deshironte dhe Conte e adhuronte.”

“Klubet qe e kerkonin ate refuzoheshin nga une sepse ne mes ishte Interi qe kishte nje marreveshje edhe me lojtarin vete.”

“Por djaloshi donte te merrte vesh te ardhmen e tij sa me shpejt e nuk mund te priste ne pafundesi. Keshtu, kur Interi u pa qe nuk do te bente hap tjeter, doli ne pah Milani.”

“Sandro ka qene nje tifoz i tyre qe i vogel. Operacioni me ta me ka bere dyfish te lumtur: kam respektuar nje klub qe i ka dhene vlere parave te shpenzuara.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.