Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

444 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cellino zbulon vete gjithcka: “Tonali ishte 100% i bindur se do shkonte tek Interi, por ja cfare ndodhi me pas.”

Cellino zbulon vete gjithcka: “Tonali ishte 100% i bindur se do shkonte tek Interi, por ja cfare ndodhi me pas.”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e Top Calcio 24, Massimo Cellino, presidenti i Brescias, ka folur akoma edhe per Sandro Tonalin.

Lojtari italian dukej shume afer Interit, por me pas zikalterit vendosen ta braktisin kete piste.

“Sandro Tonali ka qene nje lojtar shume i kerkuar ne nivel nderkombetar, ne janar refuzuam nje oferte te rendesishme nga Barcelona por me pas erdhi pandemia dhe ra bota.”

“Interi ka qene e vendosur per ta marre, kishte gjetur marreveshjen me lojtarin, por me pas, me kalimin e kohes hoqen dore.”

“Perpara operacionit me Milanin, vetem pak dite me pare, ka pasur nje oferte te Manchester United.”

“Por djaloshi sapo ka marre vesh qe e kerkon edhe Milani dhe se mund te qendronte ne Itali edhe pas terheqjes se Interit, nuk donte te degjonte per nje transferim jashte.”

“Per me shume, ai ka qene nje tifoz i Milanit qe i vogel. Pas asaj qe ndodhi me Interin, i dhashe fjalen se do e lija te shkonte aty ku te donte ai.”

“Marotten e kam degjuar disa here por edhe Ausilion. I kisha premtuar se do ishin ata zgjedhja e pare perpara Juventusit.”

“Marotta e donte djaloshin, e di qe edhe Conte e kishte shume qef. Mendoj se edhe agjenti ka pasur kontakte me Interin.”

“Ai ishte i vendosur dhe i bindur se do te shkonte tek Interi, por pastaj nuk e di, ata hoqen dore per arsyet e tyre e mbase edhe ekonomike. Nuk i di une keto gjera.”

“Ne gjithe kete kohe ka ndodhur nje situate ku ai mund te largohej te nje kampionat tjeter po pastaj doli Milani ne pah dhe djaloshi donte te ikte aty.”

“Me Milanin kemi nje marrdhenie shume te mire dhe me Maldinin kemi gjetur nje zgjidhje qe na shkon per shtat te dyve.”

“Kjo ka qene situata pak a shume. Nuk ka qene aspak dicka e mire terheqja qe beri klubi zikalter por mbase kane pasur arsyet e tyre.”

Burimi: Top Calcio 24.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.