Cereto: “Paulinho ka vendosur ku do te luaje. Corinthians tani pret…”
Nje nga gazetaret me te njohur braziliane, Carlos Cereto, gjate nje transmetimi televiziv ne vendin e tij ka dhene te rejat ne lidhje me tratativen Paulinho: “Ka shume spekullime mbi Paulinhon ne keto momente dhe duhet te njohim pohimet e verteta nga ato te shpikura. Lancenet (gazeta me e njohur sportive braziliane) ka titulluar ne faqen e Corinthians: ‘Paulinho eshte lojtari i rradhes per tu larguar’. Jane shume klube te interesuara per te, ashtu sic ka konfirmuar agjenti i tij, Giuliano Bertolucci, se pervec interesimit te njohur te Interit, jane edhe Monaco, PSG, dhe Shakhtar. Keshtu qe duhet te kuptojme cfare do te beje Paulinho. Do te largohet? Do te qendroje? Ne janar ka refuzuar oferten e Interit dhe Corinthians do te marre 18-20 milion euro nga lojtari, pra vleren e klauzoles ne kontrate. Per kete ka interesim qe Paulinho te luaje Kupen e Konfederatave per te treguar me teper aftesite e tij. Sipas informacioneve qe kam une dhe ashtu sic qendrojne gjerat, eshte praktikisht e sigurt qe ai ka vendosur te shkoje tek Inter dhe po pret vetem oferten e skuadres te Milanos.”