Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,533 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ceshtja Icardi, ja nga lind pakenaqesia! Maurito ndiqet afer nga PSG, Chelsea dhe Atletico…

Ceshtja Icardi, ja nga lind pakenaqesia! Maurito ndiqet afer nga PSG, Chelsea dhe Atletico…
Inter Club Staff

Nga lind ceshtja-Icardi? Gazzetta dello Sport mundohet te shpjegoje situaten dhe tregon se problemi ndermjet lojtarit dhe klubit eshte me shume i karakterit ekonomik.

“Me siguri, Argjentinasit nuk i pelqen aspak fakti se Kondogbia mer ne shtepi 4 milione euro ne vit dhe ai vetem 2,5 milione euro dhe ka hequr dore nga gjysma e te drejtave te imazhit. Kapiteni i zikalterve deshiron nje rritje rroge, sidomos tani qe degjohet te flitet se klubet qe jane te interesuara per te duhet ti nisin ofertat nga 50 milione euro dhe lart per kartonin e tij. Vitin qe kaloi nuk ishte aspak e lehte te rinovohej me te deri ne 2019 dhe tani pakenaqesite kane dal ne pah perseri.”

Mbi Mauriton jane hedhur syte e Chelsea (Diego Costa eshte gati per tu larguar) dhe Paris SG (sapo eshte larguar Ibrahimovic), nderkohet edhe Simeone eshte tek porta.

“Ne cdo rast eshte nje lufte nervash – nenvizon e perditshmja Italiane –. Interi duhet te luaje me kujdes, edhe sepse Mancini dhe Ausilio besojne shume tek goleadori zikalter. Nderkohe duhet pasur kujdes edhe nga merkato ne Itali, sepse Icardi ka ardhur aty pikerisht nga nuhatja e dyshes Marotta dhe Paratici qe e donin tek Sampdoria nga Barcelona. Tashme dihe qe Juventusi e pelqen shume Icardin, por zor se Interi do te pranonte edhe sikur ta paguanin me flori.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.