Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

539 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

C&F – E hene e zeze per Juventusin: “Humbja ndaj Interit ka bere qe ata te humbasin ne burse plot…”

C&F – E hene e zeze per Juventusin: “Humbja ndaj Interit ka bere qe ata te humbasin ne burse plot…”
Inter Club Staff

Ka qene nje e hene shume e zeze per Juventusin vetem nje dite pas humbjes qe mori ne San Siro ndaj Interit.

Skuadra e Pirlos u anullua totalisht nga skuadra e Contes ne San Siro, duke humbur pa shume histori 2-0.

Golat ne kete ndeshje u shenuan nga nje ish-lojtar i Juventusit, Arturo Vidal dhe nga nje yll i kombetares se Italise si Nicolo Barella.

Por me sa duket, problemet te Juventusi nuk kane te bejne me fushen e lojes, sepse humbja ndaj Interi ka sjelle veshtiresi edhe ne… burse.

“Ne “Piazza Affari”, Juventusi ka marre nje goditje teper te rende sepse vetem nje dite pas humbjes me Interin, ata kane pesuar nje humbje edhe ne burse.”

“Keshtu, dita e hene eshte mbyllur ne menyre negative ne tregje per Juventusin, qe ka regjistruar nje humbje jo te vogel.”

“Titulli i klubit te Juventusit ka pesuar nje renie prej 1,32% te aksioneve vetem diten e djeshme, duke rene ne 0,7760 per aksion.”

“Nese llogarit mire gjithcka, kjo eshte nje humbje shqetesuese qe mund te pasohet edhe me nje renie tjeter ne rast te nje deshtimi edhe ndaj Napolit.”

Burimi: Calcio e Finanza.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.