Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 19, 2018

Scroll to top

Top

691 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CF – Inter, mes merkatos e Champions League: ja si funksionon lista e reduktuar

CF – Inter, mes merkatos e Champions League: ja si funksionon lista e reduktuar
Bujar Berishaj

Sic eshte mesuar dje pas vendimit te UEFA-se sa i perket Fair Play Financiar, Interi duhet te prezentoj nje liste te reduktuar per sezonin e ardhshem ne Champions League.

Keshtu klubi zikalter duhet te kujdesshem dhe te mbaj ne ekuiliber te hyrat dhe te dalurat ne merkato duke iu referuar Champions League.

Calcio e Finanza jep shembullin e listes se Europa League te sezonit 2016/17 ku mungonin emrat e Geoffrey Kondogbia, Joao Mario, Gabigol dhe Stevan Jovetic. Pra eshte kjo lista ne te cilen duhet te referohet Interi.

Nga ai moment e deri sot, gjate muajve qe kane kaluar jane shitur lojtare si Medel, Felipe Melo, Banega dhe Ansaldi per nje total prej 25 milione euro, shifer te cilen Interi mund ta investoj per te blere lojtare duke i perfshire pastaj ata ne liste.

Nese lista do dorezohej sot jashte do te mbeteshin lojtare si Gagliardini (i paguar 22 milione), Vecino (24 milione), Skriniar (23 milione), Borja Valero (5,5 milione) dhe i ardhuri i ri Lautaro Martinez (20 milione). Nderkohe asnje problem per Asamoah dhe De Vrij.

Lamtumirat e Kondogbia (tashme zyrtare), Joao Mario e Gabigol nuk do te ndihmonin ne kete ceshtje sepse nuk ishin ne listen e 2016/17, ashtu sic nuk do te sherbente as shitja e ndonje prej te ardhurve te fundit si Skriniar apo Dalbert. Nuk do te lironte hapesire as heqja nga lista e ndonje lojtari te pashitur.

E vetmja menyre per te krijuar hapesire ne liste eshte qe te shitet ndonje lojtar. Inter do te kete kohe deri ne fund te gushtit kur duhet te paraqes listen per CHL. Pra, ekziston rreziku qe jashte listes mund te mbesin disa lojtare ashtu si ne EL me sezonin 2016/17.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags