Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

511 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

C&F – Ja sa shume miliona i kane sjelle Interit ne shtepi abonimet ne stadium kete sezon!

C&F – Ja sa shume miliona i kane sjelle Interit ne shtepi abonimet ne stadium kete sezon!
Inter Club Staff

Interi dhe tifozet e saj: nje histori dashurie qe nuk po njeh limite e nuk e ka kurre nje fund. 

Te shumte jane artikujt qe lexojme cdo dite per sa i perket tifozerise zikalter dhe numrat e cmendur qe ato kane bere te behet lajm ne te gjithe boten por edhe prezenca e tyre me shumice vitet e fundit ne Meazza.

Por nderkohe qe ne te kaluaren kemi lexuar se sa ka fituar Interi nga nje ndeshje specifike, tipi derbi apo ndaj Barcelones, deri me tani nuk jane publikuar asnjehere shifrat se sa ka fituar Interi kete vit nga abonimet ne stadium.

Ky ze ne bilancin e Interit eshte nje nga ato qe ka pesuar rritjen me te madhe ne vitet e fundit.

Per kete ka shkruar sot Calcio & Finanza e cila ka marre per baze relacionin e 30 qershorit 2018 te Inter Media House dhe Communication, te kontrolluar nga Interi.

Duket se Interi kete sezon vetem nga abonimet ne stadium ka fituar 11 milione euro plus 6 te tjera per paketat e mikepritjes te shitura tek nje kompani e jashtme qe ne fillim te sezonit.

Keto miliona vijne si pasoje e 37.500 abonimeve te shitura kete sezon i cili eshte rezultati me i mire i abonimeve qe pas sezonit 2010-2011.

Rritja ne krahasim me nje sezon me pare eshte shume e madhe: ne 2017-2018 fitimet ishin ndalur tek 9,3 milione euro ndersa nje sezon me pare, ne 2016-2017 vetem 8 milione euro.

Interi po rritet kudo: brenda fushe, jashte fushe, si tifozeri, si fuqi ekonomike e mbi te gjitha si brand.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.