Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,079 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

C&F – Zaniolo-Santon dhe Nainggolan: ja sa do peshojne shitjet dhe blerjet e operacionit ne bilanc

C&F – Zaniolo-Santon dhe Nainggolan: ja sa do peshojne shitjet dhe blerjet e operacionit ne bilanc
Inter Club Staff

Mungon ende zyrtarizimi, por cdo gje eshte mbyllur per transferimin e Radja Nainggolan tek Interi dhe ai i Nicolo Zaniolo dhe Davide Santon tek Roma. 

Duke marre parasysh shifrat e qarkulluara ne oret e fundit (ku mesfushori belg eshte vleresuar ne total 38 milione euro, 24 milione cash plus kartonat e Zaniolo dhe Santon te cilet jane vleresuar pak a shume me 7 milione euro secili, per nje total prej 14 milione eurosh).

Calcio e Finanza eshte munduar qe te analizoje me ne thellesi plusvalencat qe do te fitohen nga Interi ne kete operacion dhe peshen qe do te kete Nainggolan ne bilancin zikalter ne prag te sezonit te ri.

“Shitja e Santon, vlera e te cilit ne bilancin e zikalterve ne 30 qershor 2018 duhet te jete 1,2 milione euro, do i jape Interit mundesi te kete nje shifer prej 5,8 milione euro fitim ne plusvalence.”

“Per sa i perket Zanilolo, vlera e tij ne bilanc eshte diku tek 1,44 milione euro (u ble vitin e kaluar nga Entella per 1,8 milione euro) duhet ti sjelle Interit keshtu 5,56 milione euro plusvalence.”

“Pra, keshtu ne bilancen e Interit numrat qe nxiren ne pah nga mediat jane te sakta sepse Interi do te regjistroje me te vertete nje plusvalence prej 11,36 milione euro nga shitja e te dy lojtareve tek Roma.”

Pastaj per sa i perket belgut, po marim te mirqene faktin qe ai do te firmose nje marreveshje tre vjecare me Interin.

Ne kete rast shpjegon perseri Calcio e Finanza:

“Amortizimi i lojtarit belg Nainggolan ne bilancin 2018-2019 per Interin duhet te jete rreth 12,6 milione euro.”

“Kesaj shifre i shtohet me pas edhe rroga bruto e lojtarit. Mesfushori pritet te firmose me Interin per 4,5 milione euro ne sezon, dhe ne bilanc kjo rroge peshon 8,3 milione euro.

Keshtu, ne te vertete, kosto e lojtarit ne bilancin e Interit 2018-2019 do te jete 20,9 milione euro.”

Pra, as 35 milione, e as 40 milione. Nainggolan ne bilancin zikalter do te peshoje jo me shume se 20,9 milione euro!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.