Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

763 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

C&F zbulon: “Interi, mungojne 105 milione euro ne llogari: ja per cfare behet fjale!”

C&F zbulon: “Interi, mungojne 105 milione euro ne llogari: ja per cfare behet fjale!”
Ardis
  • On 26/11/2018, 20:49

“Ne periudhen nga 1 qershori 2016 deri me 30 shtator 2018, Inter-i ka pasur 182.4 milione te ardhura nga shoqeri aziatike, por nga keto jane arketuar vetem 76.5 milione : deri me sot, nuk jane arketuar akoma 105.9 milione , nga keto 20 milione ne cerekun e pare te ketij viti, 22.5 milione i perkasin marreveshjeve te co-branding te sezonit 2016/17 dhe 63.3 milione persa i perket sezonit 2017/18″.

Keto jane numrat e Calcio&Finanza mbi sponsorizimet aziatike te Inter-it. Gjithsesi shoqeria beson se shifra e munguar mund te arketohet gjate sezonit 2018/19, duke ndjekur gjithashtu ndryshimin e kushteve te pageses me 30 dhjetor 2018.

Persa i perket sponsorizimeve, vleresohen ne renie, nga 122 ne 112 milione , do te raportohen kontratat me Full Share (10 milione € per te gjithe sezonin), Lvmama.com (10 milione € per te gjithe sezonin) dhe iMedia (minimumi i garantuar prej 25 milione € per te gjithe sezoni).

Nderkohe, fale rikthimit ne Champions League, klubi zikalter vazhdon te rrise te ardhurat nga sponsorat dhe te drejtat televizive. Sic lexohet ne raport me 30 shtator 2018 te Inter Media and Communication, shoqeri e kontrolluar nga Fc Internazionale Milano nga te cilat vijne te ardhurat komerciale dhe nga te drejtat televizive te lidhura me shoqerine zikalter, ne tre muaj e pare te sezonit klubi zikalter ka pasur te ardhura ne shifrat e 98.5 milione ne krahasim me 56.5 milione me 30 shtator 2017.

Me e detajuar, te ardhurat nga sponsorizimet kane qene ne shifrat e 27.7 milione € (19.9 milione € ne 2017), ndersa nga te drejtat televizive kane ardhur 70.8 milione – vazhdon te shpjegoje ne menyre me te detajuar Calcioefinanza.it -.

Pjesemarrja ne Champions League i ka lejuar te arketoje 32.2 milione €, nga keto 14.5 milione persa i perket bonus-it te pjesemarrjes ne fazen e grupeve dhe 17.7 milione nga bonus-i persa i perket “klasifikimit historik”, e prezantuar kete sezon nga Inter-i.

Ne rritje edhe te ardhurat nga te drejtat televizive te Serie A, nga 32.9 milione ne 35.3 milione . Klubi zikalter shpjegon se ka kontrata te firmosura per te gjithe sezonin 2018/19 ne shifrat e 258 milione , 19 milione me shume ne krahasim me sezonin 2017/18.

Nje rritje e ndikuar nga Champions League, qe per momentin do te sjelle te pakten 45 milione te ardhura minimalisht me shume, deri ne te pakten 86.7 milione nga Serie A.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.