Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

403 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

C&F zbulon shifrat e pabesueshme: “Ja sa milione euro ka paguar Interi dhe Milani per qirane e San Siros prej 2015.”

C&F zbulon shifrat e pabesueshme: “Ja sa milione euro ka paguar Interi dhe Milani per qirane e San Siros prej 2015.”
Inter Club Staff

Nje bilanc teper i renduar si per Milan, por edhe si per Inter per sa i perket stadiumit aktual ne Milano, San Siro.

Nderkohe, bilanci per 2020-2021 per M-I Stadio SRL, shoqeria e drejtuar nga Inter dhe Milan per menaxhimin e stadiumit eshte mbyllur me nje humbje te lehte prape.

Ashtu si tregon Calcio e Finanza, grupi ka mbyllur aktivitetin e saj ne 30 qershor 2021 me nje humbje prej 3,9 milione eurosh.

Nderkohe, ne vitin 30 qershor 2020, kjo shoqeri e mbylli pozitivisht bilancin e saj me rreth 1 milione euro plus.

Te ardhurat, duke marre parasysh mbylljen e dyqanit San Siro Store, muzeut dhe tourin e stadiumit, normalisht jane ulur shume prej pandemise.

Por jane pikerisht keto te ardhura qe mbajne pak a shume Interin dhe Milanin ne gjendje per te paguar qirane.

Ne total, nese shohim te gjithe sezonet prej 2015-2016 deri ne 2020-2021, dy klubet kane paguar te Komuna e Milanos plot 49 milione euro vetem per qirane e stadiumit.

Mesatarja e qirase per nje sezon ne gjithe keto vite ka qene plot 8 milione euro ne cdo sezon, nje shifer shume e larte kjo per skuadra qe duan te jene kompetitive ne Europe. Prandaj stadiumi i ri duhet ndertuar nje ore e me pare per te miren e te gjitheve.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.