Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

674 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

C&F zbulon te gjitha shifrat: “Ja sa milione euro do te perfitoje Interi nga Champions. Milani vetem…”

C&F zbulon te gjitha shifrat: “Ja sa milione euro do te perfitoje Interi nga Champions. Milani vetem…”
Inter Club Staff

Sa vlen ne te vertete kualifikimi per Champions League? Calcio dhe Finanza ka realizuar nje llogari finale per premiot e italianeve duke marre parasysh shifrat e publikuara nga UEFA.

Ata kane studiuar te gjitha shifrat qe jane paguar nga UEFA klubeve italiane sipas renditjeve ne trevjecarin 2018-2021.

Keshtu, ne kete rast, vetem nga kualifikimi ne Champions League, secili klub merr si fillim 15,25 milione euro.

Kjo eshte nje shifer e rendesishme, por qe nuk i eshte shtuar ende shifra e te ardhurave nga te drejtat televizive.

Nderkohe, per sa i preket ranking historik dhe dhjetevjecar, Juventusi do te fitonte 29,9 milione euro ndersa per klubet e tjera italiane shume do te faret edhe nga playoff dhe nga finalja e Europa League.

“Ne rastet me te keqija, duke marre parasysh se klubet italiane do te marrin minimumin e mundshem, Milani do te merrte 16,6 milione euro.”

“Nderkohe, Interi do te merrte nga ky ranking 15,5 milione euro”, gjithmone sipas zbulimit qe ben Calcio e Finanza.

Por ka edhe me shume, sepse eshte market pool per tu llogaritur, dicka qe llogaritet direkt me pozicionin ne klasifikim.

Interi, si Kampione e Italise do te marre 40% me shume (10 milione euro, duke konsideruar nje total prej 25 milione eurosh), Milani 30% (7,5 milione euro), Atalanta 20% (5 milione) dhe Juventusi 10% (2,5 milione euro).

Calcio dhe Finanza e mbyll analizen e saj duke mbeshtetur idene se “Juventusi, ne baze te llogaritjeve tona, do te jete klubi qe do te fitoje me shume”.

“Klubi nga Torino do te marre 51 milione euro (shume kjo fale edhe historikut te koheve te fundit ne Champions).”

“Nderkohe, Interi eshte klubi i dyten e Itali qe do te fitoje me shume me 44,15 milione euro ne total nga Champions League.”

“Milani eshte skuadra e trete dhe do te perfitoje 42,75 milione euro dhe Atalanta 25,85 milione euro.”

“Kujtojme se keto llogari nuk perfshijne fitoret e mundshme ne grupe dhe bonuse per kualifikimin me tej.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.