Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

948 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cfare do te behet me Fredy Guarin? Fundjave vendimtare, ne Milano do te vij agjenti. Dhe nese niset gati dy dhurata per WM

Cfare do te behet me Fredy Guarin? Fundjave vendimtare, ne Milano do te vij agjenti. Dhe nese niset gati dy dhurata per WM
Ardi Deda

Tre jave nga perfundimi i merkatos, ne shtepine Inter eshte gjithmone ceshtja qe lidhet me Fredy Guarin per tu diskutuar. Mesfushori kolumbian ka cilesi te padiskutuara, por mungesa e vazhdimesise se tij ka vene ne dyshim qendrimin e tij ne zikalter si ne janar, me kalimin tek Juventus te ndaluar ne momentin e fundit nga Erick Thohir, ashtu dhe ne kete merkato. Pavaresisht gjithckaje, Inter nu kerkon ta shese per me pak se 15 milione euro, edhe pse zikaltrit e kane blere 11 milione euro dhe poshte kesaj shifre nuk kane ndermend te shkojne.

Numri i sotem i Gazzetta dello Sport flet per nje fundjave vendimtare per te ardhmen e futbollistit. Afer largimit eshte dhe Ricky Alvarez, por qe gjithsesi e ka bindur me shume Walter Mazzarrin per shkak te pershtatshmerise se tij (edhe ai ka mungese vazhdueshmerie, por ka aftesine per te luajtur perpara, ne qender dhe ne krah).  Nga shitja e njerit prej ketyre dy lojtareve, Inter mund ti dhuroje vetes ne fund te merkatos dy elemente te rinj: Rolando dhe Jonathan Biabiany. I dyti, ne vecanti, eshte i kerkuar jashte Italise (Schalke 04, WBA, West Ham) por vazhdon te deshiroje Interin: Parma kerkon 5-6 milione, ndersa Inter ofron gjysmen plus Ezequiel Schelotto.

Dhe Guarin? Futbollisti e ka kuptuar qe nga sezoni i kaluar qe nuk perfshihet ne planet e teknikut nga San Vincenzo dhe e di qe tani, me ardhjen e Yann M’Vila dhe Gary Medel, rruga do te jete gjithnje e me shume ne ngjitje. Vullneti i tij eshte qe te qendroje, Inter mbetet ne dritare ne pritje te situatave konkrete. Juventus eshte duke menduar, por vetem nese do te nisej Arturo Vidal (edhe pse duhet verifikuar vleresimi i trajnerit te ri Massimiliano Allegri). Ne Angli flitet serish per Tottenham, por edhe per Monacon. Keshtu ne fundjave do te vij ne Milano agjenti i tij, Marcelo Ferreyra i cili eshte agjent edhe i qendermbrojtesit Balanta (objektivi tjeter zikalter).

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.