Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

826 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cfare do te ndodhe me Ricky Alvarez?

Cfare do te ndodhe me Ricky Alvarez?
Xhorxh Gellci

Ricky Alvarez dhe Inter. Nje marredhenie e zgjatur dy vjet, me momente te mira dhe te keqija (me shume). Nje marredhenie qe duket se ka arritur ne fund. Ose keshtu duket, duke pare se Mazzarri i ka komunikuar qartesisht dyshes Branca – Ausilio qe lojtari nuk eshte shume i rendesishem per skemat e tij te lojes. Problemi me i madh lind mbi te gjitha nga pozicioni i tij ne fuhse: e ka thene qartesisht qe preferon te niset nga krahu i djathte per te shkuar drejt qendres, nje pozicion i pershtatshem per lojen qe zhvillon Mazzarri, i cili parashikon vetem nje lojtar qe ben lidhjen mes mesfushes dhe sulmit (tek Napoli ishte Hamsik).

Lojtari pelqehet shume tek Genoa dhe Atletico Madrid, por Interi nuk eshte i gatshem ta shese ose te beje ulje cmimi. Vleresohet 9 milion, por mund te kushtoje maksimumi 7. Per momentin, nga agjentet e tij nuk ka asnje te re per te ardhmen: ndryshe nga lojtaret e tjere, argjentinasi nuk eshte zyrtarisht jashte projektit. Eshte e mundur qe te bashkohet me skuadren gjate pregatitjes verore dhe keshtu do te mundohet te fitoje besimin e Mazzarrit, si fillim ne takimet koke me koke dhe me pas ne fushe. Ndersa ne anen pozitive ngelen momentet e lojes te bukur te treguara nga Alvarez ne gjysmen e dyte te sezonit. Ne qofte se nga nje ane keto momente i kane ngritur vleresimin ne merkato, nga ana tjeter i japin edhe nje shprese te vogel per nje te ardhme me fanellen e Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.